Ky qen e adhuron akullin - shikoni reagimin e tij
Qeni gjerman Zeus adhuron akullin, dhe meqenëse temperaturat po rriten çdo ditë, dëshira e tij për të ftohur veten është më e shpeshtë.
Pronari ka regjistruar një video simpatike ku Zeus kërkon me emocion dhe padurim pak akull, dhe kjo pamje e ëmbël ka nxjerrë një buzëqeshje në fytyrën e mijëra përdoruesve të TikTok-ut.
Në video të postuar, Zeus përpiqet të dëgjojë pronarin që i jep urdhër të ulet për të marrë akullin, por ai nuk mund ta bëjë këtë pa zhurmë, duke u përqendruar gjatë gjithë kohës në copën e akullit në dorën e pronarit të tij.
Në komentet u shprehën edhe shumë pronarë të tjerë qenish, të cilët thanë se edhe qentë e tyre pëlqejnë të kafshojnë akullin kur është nxehtë jashtë, dhe shkruan se Zeus është shumë i ëmbël duke lutur për “ ëmbëlsirën” e tij të preferuar. /Telegrafi/
@zeusthegerman_ The barks all throughout 😂 #fyp #foryoupage #germanshepherd #gsd #puppy #dog #zeus






























