Një Ferrari 275 GTB/4, i cili si pronar të parë e kishte aktorin e famshëm Steve McQueen, do të dalë në një ankand i cili do të mbahet në Kaliforni më vonë gjatë vitit.
Kjo vjen pas shitjes së tij më të fundit për më shumë se 10 milionë dollarë gati 10 vjet më parë.
I listuar nga RM Sotheby’s, Ferrari 275 GTB/4 1967 është një nga 330 ekzemplarët e prodhuar në mes të viteve 1966 dhe 1968 me trupin e ndërtuar nga firma ikonë Scaglietti – megjithëse kjo veturë krenohet me pronarin e saj të parë, yllin e filmave të Hollywood, Steve McQueen.
Deri në vitin 1967, McQueen tashmë veçse kishte luajtur së bashku me disa prej aktorëve kryesorë të botës në The Magnificent Seven dhe The Great Escape, ndërsa rolet e tij në filmat e famshëm me vetyura Bullitt dhe Le Mans nuk kishin ardhur ende, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
McQueen përpara kësaj makine, nën pronësinë e tij kishte versionin kabriolet të Ferrari 275 GTB/4 – zyrtarisht i njohur si N.A.R.T Spider –por pas një aksidenti që i ndodhi “Grand Tourer-it”, ai bleu këtë “coupe” të kuqe me fuqi V12 nga Chic Vandagriff në Hollywood Sport Cars.
Edhe pse vetura atij iu dërgua me një ngjyrë metalike të artë Nocciola, thuhet se McQueen i kërkoi mekanikut të tij Lee Brown – i cili kishte punuar mbi ikonën Ford Mustang të filmit Bullitt – të ndryshonte ngjyrën në të kuqe, duke krijuar një ngjyrë të njohur se “Chianti Red”.
Një numër i pjesëve nga Ferrari 275 GTB/4 N.A.R.T Spider ishin transferuar tek “coupe-ja”, duke përfshirë rrotat dhe pasqyrën anësore, McQueen përpara se McQueen t’ia shiste veturën aktorit tjetër Guy Williams në vitin 1971.
Midis viteve 1971 dhe 2009, ky Ferrari ndërroi pronarët disa herë, duke përfunduar përfundimisht në Britaninë e Madhe si një makinë elegante përpara se Vern Schuppan, një shofer garash australian në pension, të blinte “coupe-në” në fund të viteve 2000. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

Porsche përcakton të ardhmen e modelit Macan

Lamborghini konfirmon automjetin e tij të parë elektrik - do të jetë më i fuqishmi i markës

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës