“Ky është ushqim tradicional nga Kosova" Granit Xhaka i ftuar në Snack Wars për të provuar ushqime nga e gjithë bota, zgjedh ajvarin

Ylli i Sunderland-it, Granit Xhaka, ishte i ftuar në emisionin Snack Wars në Sport Bible, ku provoi një seri ushqimesh të lehta dhe të ëmbla nga vende të ndryshme.
Ai nisi me karamele Haribo nga Gjermania dhe Percy Pigs nga Mbretëria e Bashkuar, duke treguar se të dyja i pëlqenin, sidomos Percy Pigs që i ka provuar që fëmijë, dhe zgjodhi versionin britanik.
Pas kësaj, Xhaka u përball me ajvar nga Kosova dhe puding me bizele nga Anglia verilindore. Ai fillimisht provoi pudingun, i cili nuk i pëlqeu shumë, ndërsa ajvarin e shijoi dhe komentoi: “Ky është ushqim tradicional nga Kosova, është i mrekullueshëm. E kam ngrënë thuajse çdo mëngjes deri sot, çdo familje shqiptare e ka në shtëpi”. Ai e vlerësoi duke shtuar: “Shumë, shumë e mirë” dhe me shaka i dha gjashtë pikë.

Më pas ai provonte Toblerone nga Zvicra dhe Terry’s Chocolate Orange nga Mbretëria e Bashkuar, duke zgjedhur këtë të fundit pasi tha se Toblerone nuk i pëlqen shumë.
Xhaka gjithashtu u përball me ëmbëlsira si Tottenham Cake nga Mbretëria e Bashkuar dhe Pastel de Nata nga Portugalia.
Ai preferoi ëmbëlsirën portugeze dhe e vazhdoi provimin duke shijuar një shumëllojshmëri ushqimesh dhe ëmbëlsirash gjatë gjithë intervistës, duke treguar shijen e tij të veçantë dhe preferencat për ushqimet tradicionale shqiptare dhe ato ndërkombëtare. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com





























































