Mauro Icardi do të vendoj një shirit të veçantë për nder të skuadrës braziliane.

Interi do të përballet nesër(premte) me Napolin, në ndeshjen hapëse të javës të javës së 15-të të Serie A.


Për këtë ndeshje, gjiganti nerazzurr ka vendosur të bëjë diçka të vogël, por të veçantë për tragjedinë e skuadrës braziliane, Chapecoense.

Kështu, Mauro Icardi do të veshë një shirit special gjatë ndeshjes Napoli-Inter, në nderim të viktimave të tragjedisë Chapecoense.

inter-chape Shiriti që pritet të mbajë Mauro Icardi

Ndeshja luhet në ‘San Paolo’ dhe fillon nga ora 20:45, ndërsa edhe futbollistë tjerë pritet të mbajnë në krah nga një shirit të zi. /Telegrafi/

inter-chape-1 Shiriti i zi që pritet ta bartin futbollistët tjerë

telegrafi sport app