Që sekretet e bukurisë nuk u shpikën në ditët e sotme, e kemi thënë me kohë, ashtu sikurse zbuluam truket e gjashtë prej ikonave hollivudiane, të cilat na befasuan jo pak me zgjedhjet e bëra.

Marilyn Monroe vazhdon të mbetet dhe sot si simboli i feminitetit dhe seksualitetit, e kjo vinte si paketë me tiparet e saj tërheqëse, kombinuar me format marramendëse trupore.


Lozonjare e provokuese në të njëjtën kohë, Monroe spikaste për buzët e plota, po aq sa për sytë që të rrëmbenin mendjen me vetëm një shikim.

Për një rezultat të tillë, kontributin më të madh e ka patur natyra, që i ka trashëguar aktores këtë tipar.

marilyn monroe beauty tricks   beauty looks   red online

Nga ana tjetër, duke marrë parasysh që po flasim për imazhin të cilin do ta shihnin miliona spektatorë, nuk kishte si të mungonte as një ndërhyrje e vogël nga jashtë, siç është grimi.

Çfarë i bënte sytë e Monroe të shkëlqenin aq shumë? Artistja aplikonte pak vazelinë mbi kapakë, e pikërisht aty fillonte puna e shpërndarjes së pluhurit ngjyrues të syve.

marilyn monroe wallpaper 001 1024

Kjo tendencë është parë dhe sot, duke filluar nga video muzikore e Rihanna-s “FourFiveSeconds”, e deri tek pasarelat e koleksionit të pranverës për 2017.

Shkëlqimi i syve vjen si një opsion nga i cili artistët e grimit nuk kanë mundur të heqin dot dorë kurrë, e nëse dëshironi ta provoni diçka të tillë, ne ju paraqesim katër produkte që do t’ju ndihmojnë të keni një pamje sa më vezulluese:

1. Vazelinë
2. Balsam buzësh
3. Shkëlqyes buzësh transparent
4. Vaj arre kokosi

landscape 1442861652 gettyimages 74284348