Ky është momenti kur protestuesi humb ndjenjat te Liqeni i Tiranës (Video)

Një protestues dhe një polic kanë humbur ndjenjat gjatë përleshjeve të sotme te Liqeni në Tiranë.
Protestuesi (në foto) që ka humbur ndjenjat është 31-vjeçari Isa Myzyri, ndërsa polici bashkiak është 35-vjeçari Dritan Hardhia. Polici dyshohet se u qëllua me grusht nga një 20-vjeçar nga Kosova i quajtur Aranit Beqiri. Kosovari është shoqëruar në komisariat.
Shoqëria civile ka paralajmëruar ngritjen e çadrave për të ruajtur parkun nga ndërtimi.
Në Facebook është krijuar një grupim që me ironi është quajtur “Adopto një çadër” (nga “Adopto një çerdhe”) dhe që nënkupton ngritjen e çadrave për të qëndruar aty pa pushim.
Plas dhuna dhe arrestimi i qytetareve.
Posted by Qytetarët Për Parkun on Sunday, March 6, 2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































