Modeli i radhës i kompanisë Mercedes, i cili premierën do ta mbajë në panairin e veturave në Detroit, është Mercedes-AMG S63 4MATIC Cabrio 130 Edition.
Ky model i veçantë është ndërtuar me rastin e 130 vjetorit të shpikjes së automobilave (në vitin 1886), transmeton Koha.net. Me këtë rast, ky model do të prodhohet në një seri të limituar në vetëm 130 njësi.
Mercedes-AMG S63 4MATIC Cabrio 130 Edition karakterizohet me eksterier me ngjyrë të argjendtë Alubeam, çatinë Bordeaux me ngjyrë të kuqe, rrotat dhjetëcepësh prej alumini me ngjyrë të zezë mat dhe me diametër prej 20-inç, si dhe me disqet e frenave me ngjyrë të kuqe.
Sa i përket interierit, ky model i veçantë posedon interier prej lëkure Nappa me ngjyrë Bengal kuqezi apo gri-zezë, si dhe me disa elemente me ngjyrë të zezë. Po ashtu posedon edhe tepihët me ngjyrë të njëjtë sikurse interieri, etiketën e veçantë në konzolën qendrore dhe në timon.
Ndërkaq sa i përket motorit, ky AMG S63 4MATIC Cabrio 130 Edition posedon motorin 5.5-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 585 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me nëntë shpejtësi. Po ashtu posedon sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, dhe shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3,9 sekonda.
Shitja e këtij modeli të veçantë zyrtarisht do të fillojë në muajin prill, ndërsa çmimi i tij në Gjermani do të jetë 226.457 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

BMW vonon Minin elektrik për shkak të "pasigurisë"

A e dinit këtë rregull kur blini goma të reja?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë