LAJMI I FUNDIT:

Ky është lloji i mashkullit që e meritoni – asnjëherë mos pranoni dikë tjetër

Ky është lloji i mashkullit që e meritoni – asnjëherë mos pranoni dikë tjetër

Ju e meritoni dikë që jua din vlerën. Dikë që ju konsideron si më të mirën në çdo aspekt.

E meritoni dikë që ju zgjedh juve çdo ditë. Dikë që ju zgjedh si dashnore, por edhe si shoqe të ngushtë.

Ju e meritoni dikë që ju trajton ashtu siç e meritoni të trajtoheni – me mirësi, mëshirë, ndjenja dhe dinjitet. Dikë që ju bën të ndiheni më e bukura, më e dashuruara dhe personi më i rëndësishëm në botë.


E meritoni dikë që gjithmonë është aty për ju kur ju nevojitet. Dikë në të cilin mund të mbështetni gjithmonë për ndihmë dhe përkrahje.

E meritoni dikë që nuk i pengon t’i shpenzojë mbrëmjet e ditëve të shtune me ju duke shikuar filma dhe duke ngrënë pica. Dikë që i pëlqen të shpenzojë kohë me ju pavarësisht vendit ku jeni, pasi që prania juaj e bën të ndihet më i lumturi në botë.

Ju e meritoni dikë që jua din të gjitha të mirat e të këqijat. Dikë që e din cili është ushqimi i preferuar, kënga dhe filmi.

E meritoni dikë që nuk pret për ditëlindjen tuaj apo për ditën e Shën Valentinit që t’ju dërgojë në darkë apo t’jua blejë një buqetë me lule.

Ju e meritoni dikë që jua dhuron vëmendjen e plotë kur flisni. Dikë që është gjithmonë i interesuar për atë që thoni sepse fjalët tua kanë rëndësi për atë.

Ju e meritoni dikë që është zemërgjerë dhe i durueshëm me ju. Dikë që ju flet me respekt dhe ndjenja, edhe kur është i lodhur apo i zemëruar.

Ju e meritoni dikë që ju pranon për atë se kush jeni. Dikë që nuk ju bën ta ndryshoni veten tuaj të vërtetë. Dikë që nuk ju bën të ndiheni e turpëruar për pasiguritë apo frikat që i keni.

Ju e meritoni dikë që jua dashuron të gjitha dobësitë dhe të metat, dhe gëzohet për mënyrën se si jeni.

Ju e meritoni dikë që beson në ju. Dikë që beson në aftësitë që i keni, talentet dhe forcat. Dikë që ju inkurajon t’i ndiqni qëllimet dhe ëndrrat, pavarësisht sa jo reale mund të jenë ato për çdo person tjetër.

Ju e meritoni dikë që është krenar me ju. Dikë që i pëlqen të flet për ju kur është me miqtë dhe familjarët. Dikë që ndihet i bekuar që ju ka në jetë dhe nuk heziton ta ndajë këtë fakt me tërë botën.

Ky është lloji i personit me të cilin e meritoni të jeni. Personi që ju bën të ndiheni më e dashuruara, e mbrojtura dhe e respektuara kur ndiheni e frikësuar, e turpëruar, humbur apo e parëndësishme. Ju e meritoni personin që beson se dashuria juaj është privilegj i vërtetë dhe arsye për të cilën ia vlen të jetohet. /Telegrafi /

Në trend Femra

Më shumë
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Tre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim

Tre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim

Fëmija juaj
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Kalo në kategori