Revista GQ ka përzgjedhur burrat e famshëm të veshur më mirë në vitin 2021 sipas votave të lexuesve të saj

Tre muzikantë dhe një aktor ishin në gjysmëfinale të përzgjedhjeve - ASAP Rock, Lil Nas X, Tyler The Creator dhe Timothee Chalamet.


Tyler The Creator dhe ASAP Rocky përfunduan në finale dhe lexuesit vendosën që titulli i burrit të veshur më mirë t'i takojë Tylerit, transmeton Telegrafi.

f0b07531256da8640d5ccae31c02d6ef

Tyler është një reper dhe producent amerikan 30-vjeçar nga Kalifornia dhe që në moshë të vogël ëndërronte të bëhej muzikant.

Vitet e fundit Tyler ka tërhequr vëmendjen edhe me stilin e tij eklektik të veshjes.

Atij pëlqen të eksperimentojë me të gjitha ngjyrat dhe aksesorët e modës, mirëpo një nga rrobat që vesh shpesh është jeleku.

/Telegrafi/