LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi voton komisionin për provimin e jurisprudencës

Kuvendi voton komisionin për provimin e jurisprudencës

Kuvendi ka votuar komisionin për provim të jurisprudencës.

Votimi i Komisionit të Jurisprudencës ka gëzuar ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Sapo u votua ky komision, ministri ka shkruar në rrjetin social, Facebook, duke falënderuar deputetët për votën e tyre.


“Fuqizimi i mëtejmë i shtetit ligjor në Republikën e Kosovës është i pashmangshëm dhe në këtë agjendë një kontribut të veçantë e mundësojnë të gjithë profesionistët e fushës së drejtësisë, që nga gjyqtarët, prokurorët, avokatët si dhe profesionistët e tjerë. Sot kam kënaqësi të njoftoj se Komisioni i  propozuar për organizimin dhe mbajtjen e provimit të jurisprudencës, është miratuar nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çfarë jam tejet falënderues” ka shkruar Tahiri.

Pas këtij lajmi, sipas Ministrit, tashmë në Ministrinë e Drejtësisë po punohet për organizimin sa më të shpejt të provimit.

“Që nga sot, ministria që drejtoj veçse ka filluar të marrë masa për organizimin sa më të shpejtë të provimit të jurisprudencës, në mënyrë që të gjithë qytetarët tanë dhe profesionistët e fushës, të kenë mundësi për të verifikuar dijen dhe për të marrë kredencialet e nevojshme për të ushtruar profesionin e tyre brenda sistemit të drejtësisë” ka përfunduar Tahiri.

Postimi i plotë i Abelard Tahirit

Fuqizimi i mëtejmë i shtetit ligjor në Republikën e Kosovës është i pashmangshëm dhe në këtë agjendë një kontribut të veçantë e mundësojnë të gjithë profesionistët e fushës së drejtësisë, që nga gjyqtarët, prokurorët, avokatët si dhe profesionistët e tjerë.

Sot kam kënaqësi të njoftoj se Komisioni i propozuar për organizimin dhe mbajtjen e provimit të jurisprudencës, është miratuar nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çfarë jam tejet falënderues.

Që nga sot, ministria që drejtoj veçse ka filluar të marrë masa për organizimin sa më të shpejtë të provimit të jurisprudencës, në mënyrë që të gjithë qytetarët tanë dhe profesionistët e fushës, të kenë mundësi për të verifikuar dijen dhe për të marrë kredencialet e nevojshme për të ushtruar profesionin e tyre brenda sistemit të drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori