LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë sot shqyrton kërkesën e Prokurorisë për Tahirin

Kuvendi i Shqipërisë sot shqyrton kërkesën e Prokurorisë për Tahirin

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, “Për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri”.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, sqarohet se në këtë pikë do të dëgjohen dy raporte nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, rekomandimi i shumicës parlamentare dhe rekomandimi i pakicës parlamentare. Më pas do të votohet nga deputetët.

Në seancën e sotme në rend dite janë edhe “Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12 tetor. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend. Njoftimi dhe miratimi i programit të punimeve të kuvendit për periudhën në vijim. Njoftimi dhe miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim. Si dhe më pas diskutime për çështje jashtë rendit të ditës deri në 6 minuta”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori