LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Seanca për policinë

Seanca e jashtëzakonshme për Policinë mbetet “pezull” – Konjufca ia liron udhëheqjen opozitës, deputetët dalin nga salla

Përditesuar 12/10/2023 11:26

Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”.


Këtë rezolutë e ka propozuar PDK dhe ka marrë mbështetjen e partive opozitare LDK dhe AAK, ndërkaq, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marr pjesë në seancë.

Me të filluar seanca, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu adresoi kritika edhe në drejtim të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

“Kryetar nuk jeni krejt i pafajshëm krejt në këtë ngjarje sepse nuk jeni pa fuqi politike brenda subjektit tuaj politik… unë mendoj se edhe për ju tani do të ishte mirë ose t’iu bëni thirrje publike deputetëve të partisë suaj që të jenë këtu dhe t’i përkrahin kërkesat e Policisë ose ta lironi karrigen dhe t’ia lironi një nënkryetari ta udhëheq seancën…”, tha ajo.

Pas deklaratës së Musliut, Konjufca ia liroi vendin partive opozitare për të udhëhequr me seancë. Pas kësaj deputetët liruan sallën e Kuvendit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 12:18:31" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 12:18" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 12:18

Konjufca ia liron udhëheqjen e seancës partive opozitare, Kuvendi nuk dihet nëse do të vazhdojë punimet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ia ka liruar vendin për të udhëhequr me seancën partive opozitare, pas kritikave të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Pas kritikave të deputetes, Konjufca tha se pajtohet plotësisht me deputeten Musliu.


“Pajtohem plotësisht me kërkesën tuaj. Seancën pra ta udhëheq ose nënkryetari i Kuvendit i PDK-së, nga ana e juaj ose i LDK-së”, tha Konjufca.

Pas kësaj, ende nuk është e qartë nëse do të vazhdojë seanca, apo njëri nga nënkryetarët e kuvendit nga radhët e opozitës do ta mbyll, për të vazhduar në ndonjë ditë tjetër.

Për më shumë lexo këtu:

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 12:15:00" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 12:15" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 12:15

Musliu –Konjufcës: Kryetar ose bëni thirrje publike deputetëve tuaj që të përkrahin kërkesat e Policisë ose lirojani ndonjë nënkryetari ta udhëheq seancën

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeparlamentarin Glauk Konjufcën pasi deputetët e pozitës nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme e cila ka të bëj me “Rezolutë për mbështetjen financiare të Policisë”.

Ajo kërkoi nga kryeparlamentari që të ju bëj thirrje publike deputetëve të LVV-së që të përkrahin kërkesat për Policinë e Kosovës ose të ia lirojë ndonjë nënkryetari ta udhëheq këtë seancë.


“Për ju tani më mirë do të ishte ose të bëni thirrje publike deputetëve të partisë suaj që t’i përkrahin kërkesat e Policisë së Kosovës, ose t’ia lironi ndonjë nënkryetari ta udhëheq këtë seancë. S’keni lënë mjet pa përdorur, pa e nënshtruar opozitën, por do të dilni vet të poshtëruar”, ka thënë Musliu.

Ajo po ashtu tha: “Thirre shumicën parlamentare e shpërbëjeni këtë kuvend. Ju nuk frikësoheni, jeni gjithmonë në fuqi nga ajo çka propagandoni. Fitojini zgjedhjet edhe me 80 për qind a 90, s’ka problem, por që duhet të kthehet vullneti politik në duart e qytetarëve kjo është e padiskutueshme. Prandaj për procedurë të mëtejme kjo seancë varet prej teje si kryesues ose si udhëheqës i kësaj seance”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 11:56:51" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 11:56" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 11:56

Mospjesëmarrja e LVV-së në seancë, Tahiri i AAK-së: Të kthehemi në kryesi e ta diskutojmë ose të shkohet në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar nga AAK-ja, Besnik Tahiri ka thënë se çështja për Policinë e Kosovës për mbështetjen financiare të tyre as që do duhej të diskutohej, pasi siç u shpreh ai është diçka e mirëqenë.

Tahiri gjatë fjalës së tij në këtë seancë të jashtëzakonshme tha se në seancat e Kuvendit do të duhej të diskutohej për sigurinë shëndetësore të Policisë dhe për pensionim të parakohshëm të tyre.


“ Është dashur të diskutojmë për sigurinë shëndetësore të policëve, për pensionim të parakohshëm”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se duhet të kthehen dhe të bisedojnë në Kryesinë e Kuvendit nëse duan të flasin apo jo për këtë çështje apo siç tha ai “të shkohet në zgjedhje…”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 11:41:34" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 11:41" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 11:41

Zemaj: E turpshme bojkotimi i seancës për policët nga LVV-ja

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se është për keqardhje mungesa e shumicës parlamentare dhe është e turpshme për temën për të cilën është debati.


“Këtë sjellje dikush po dëshiron ta kthej në normë dhe praktikë, dhe është një praktikë e keqe dhe nuk i kontribuon as zhvillimit të demokracisë dhe as vendit”, tha ai.

Zemaj ka shtuar se është sjellje e papranueshme për qytetarët e republikës, dhe nuk është vetëm në interes të opozitës.

“Nëse kërkesa e opozitës është e papranueshme për shumicën parlamentare, a është e pranueshme peticioni i më shumë se 62% i policëve të Kosovës, i nënshkruar dhe i dërguar në Kuvendin e Kosovës”, tha Zemaj.

Ai shtoi se seanca duhet të vazhdoj pavarësisht mungesës së shumicës paralamentare. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 11:41:29" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 11:41" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 11:41

Tahiri kritikon LVV-në për mospjesëmarrje në seancë: Me i ikë një seance të tillë ku flitet për Policinë e Kosovës është turp

Shefi i Grupit Parlamentar nga PDK-ja, Abelard Tahiri ka kritikuar partinë në pozitë LVV-në të cilët nuk janë duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme e cila ka të bëjë me “Rezolutë për mbështetjen financiare të Policisë”.

Tahiri gjatë kësaj seance tha se LVV-ja po ia pamundëson opozitës që ata t’i përdorin instrumentet e tyre parlamentare.


Ai po ashtu tha se “Me ndejt duarkryq dhe me ik një seancë të tillë nga LVV është një turp i madh”.

“Këta përfaqësues të 50 për qindëshit i ikin seancës, dhe policisë. Pozita po na i pamundëson instrumentet tona parlamentare. Për çka kemi ardh ne këtu? Jemi në vendin tonë të punës. Askush nuk mundet me na i dirigju rregullat se si duhet të veprojmë ne. Sot vendi ynë më shumë se kurrë do duhej të tregojë unitet për Kosovën, pasi Policia e Kosovës jetën e tyre e vënë në rrezik siç është rasti i Afrim Bunjakut. Me ndejt duarkryq dhe me ik një seancë të tillë nga LVV është një turp i madh”, ka thënë Tahiri.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 11:35:36" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 11:35" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 11:35

“E harruat policinë” – deputetët e AAK-së me aksion simbolik brenda sallës së Kuvendit

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e ftuar nga opozita për të diskutuar për rezolutën për Policinë e Kosovës.


Kjo seancë po bojkotohet nga deputetët e LVV-së.

Pak para fillimit të saj, deputetët e AAK-së kanë shpërndarë disa letra në ulëset e deputetëve të LVV-së dhe në ulëset e ministrave të qeverisë.

Në to shkruan “e harruat policinë”. Një letër e tillë i është vendosur edhe kryeparlamentarit Konjufca.

E kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk ka kursyer batuat me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“A pi donë disa gërshërë se më dhëmb është vështirë me këput ngjitësin”, “Vështirë është me ja gjet fijen”, ishin batutat e Konjufcës drejtuar Tahirit të AAK-së. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-12-2023 11:32:47" ["time"]=> string(16) "12/10/2023 11:32" ["update"]=> bool(false) } 12/10/2023 11:32

LVV nuk merr pjesë në seancë, Kusari-Lila: Qëllimi i PDK-së e AAK-së nuk ka të bëjë me gjendjen e Policisë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, në të cilën pritet të diskutohet për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.


Shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës e cila e ka thirrur këtë seancë, por edhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – parti këto që nuk po votojnë asnjë marrëveshje apo projektligj në Kuvend, nuk ka të bëjë me gjendjen e Policisë.

Për më shumë lexo këtu: