Kuvendi i RMV-së: Vazhdimësi në marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e përgjithshëm me Kubën

Lupço Dimovski, kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve dhe anëtarët Adnan Neziri, Rashella Mizrahi, Bobi Mojsovski dhe Lidija Tasevska, sot realizuan takim me ambasadoren e sapoemëruar të Kubës, Marieta Garsia Hordan.
Në fillim të takimit, siç thuhet në kumtesën e pres shërbimit të Kuvendit, kryetari i Grupit, Dimovski, e uroi Hordanin për emërimin e saj si ambasadore e re e Kubës dhe marrjen e detyrës, si dhe kryerjen me sukses të obligimeve të punës.
Vendi i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit të përgjithshëm me Kubën, por jemi të interesuar edhe për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe ngritjen e dinamikës së dialogut politik në nivel parlamentar – tha Dimovski.
“Grupi për Bashkëpunim me Parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve në Kuvendin e Maqedonisë formohet në vazhdimësi – theksoi Dimovski, ndërsa inicioi bashkëpunim edhe me Parlamentin e Kubës në të ardhmen për formimin e grupit përkatës me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit më të ngushtë parlamentar”, thuhet në kumtesë.
Ambasadorja e Kubës, Hordani, sa i përket takimit dhe përshtypjes së parë, tha se na sheh si një grup miqsh shumë të mirë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, vendi ynë dhe Kuba kanë bërë shumë në marrëdhëniet bilaterale për më shumë se 20 vjet, edhe pse marrëdhënia historike është më e gjatë.
Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer që të dy vendet kanë në nivel multilateral, veçanërisht në kuadër të KB-së, si dhe mbështetja reciproke e kandidaturave për anëtarësim në trupat e ndryshëm të KB-së.
Pika tradicionale kubane – iniciativa për miratimin e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për çështjen e heqjes së plotë të embargos ekonomike amerikane ndaj Kubës, vazhdon të marrë mbështetjen e Maqedonisë së Veriut.
Të pranishmit njëzëri e theksuan interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e vëllimit të tregtisë bilaterale, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të caktuara bilaterale në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit, shkencës, turizmit, energjetikës, sportit etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë