LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot debaton mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot debaton mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot filloi debati për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së opozitare vlerësuan se me një ligj jokushtetues dilet nga Marrëveshja e Ohrit dhe vendoset dygjuhësi në tërë vendin dhe, siç thanë ata, fillon të zbatohet Platforma e Tiranës.

Koordinatori i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski tha se 90 për qind e neneve të Propozim ligjit janë jokushtetuese dhe me këtë dilet nga Marrëveshja e Ohrit, gjegjësisht nga neni 7 i Kushtetutës së RM-së, me të cilin rregullohet çështja e të drejtave të bashkësive etnike në Maqedoni. Sipas Dimovskit, ky ligj miratohet në prag të zgjedhjeve lokale si kërkesë politike dhe kërcënim nga BDI ndaj LSDM-së, me qëllim që BDi t’i fshehë aferat e saj, skandalet dhe premtimet e parealizuara ndaj trupit votues shqiptar, ndërsa LSDM do të pranojë çfarëdo qoftë kërcënimi vetëm e vetëm për të marrë ndonjv votë tepër nga bashkëqytetarët shqiptarë në zgjedhjet lokale.


Ndërsa nga LSDM, Petre Shilegov i vlerësoi si të pavërteta dhe për pikë politike tezat e opozitës se ky ligj është jokushtetues, duke thënë se nuk janë të vërteta, janë vetëm tentim për frikësim të qytetarëve të Maqedonisë Qendrore dhe Lindore se do të vendoset dygjuhësi edhe për ato, sepse në Ligj qartë thuhet se e drejta vlen për bashkësinë etnike e cila është më shumë se 20 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori