Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do të miratojë një rezolutë për agresionin rus në Ukrainë.
Përmes saj, pritet t’i kërkohet Bashkimit Evropian që të bëhet dallimi ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor që u rreshtuan pro BE-së dhe NATO-s dhe refuzimit të Serbisë. Për harmonizimin e një rezolute të tillë do të vazhdojë koordinimi i grupeve parlamentare në legjislativ.
Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, se pas agresionit rus në Ukrainë nuk mund të trajtohen njëjtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Bashkërisht Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë në frymën e ngjarjeve që tashmë kanë përfshirë gjithë botën me agresionin rus në Ukrainë dhe unifikimin e BE-së dhe shteteve të NATO-s ndaj këtij agresioni. Të prezantojmë qëndrimin e Kuvendit të unifikuar në një rezolutë të përbashkët, e cila gjithashtu synon të kërkojë nga mekanizmat e BE-së që të bëhet qartë dallimi midis shteteve që u rreshtuan pro vendeve të BE-së dhe NATO-s dhe vendeve që refuzuan të bëjnë një gjë të tillë, siç është Serbia. Pas ngjarjeve në Ukrainë, nuk mund të vazhdohen të trajtohen njëjtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ky dallim duhet të bëhet. Tash ka mbetur në nivelin e shefave të grupeve parlamentare që të koordinohemi për përmbajtjen e kësaj rezolute dhe të jemi unikë në prezantimin dhe votimin e saj”, tha ajo.
Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi debat parlamentar në Kuvend për gjendjen e sigurisë në vend. Ai tha se duhet rishikuar strategjia kombëtare e sigurisë dhe fondi për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Njëra prej çështjeve që adresova në Kryesi është kërkesa jonë për një debat parlamentar për siguri. Ajo çka shihet në luftën në Ukrainë, sulmin e Rusisë të drejtpërdrejtë mbi tërësinë territoriale në një shtet demokratik dhe rreshtimin e Kosovës përkrah botës perëndimore është një moment që duhet të reflektohet. Ajo që dua të them është se rrethanat, të cilat janë krijuar në aspektin e sigurisë, si në nivel ndërkombëtar, po ashtu në nivel të Ballkanit Perëndimor, po ashtu kërkojnë një reflektim edhe të Kuvendit të Kosovës. Si AAK kemi adresuar disa çështje të rëndësishme, e para ka të bëjë me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të vendit që ndërlidhet edhe me veprimet më të shpejta në anëtarësim e Kosovës në NATO. E dyta ka të bëjë me fondin për forcimin e financimit të ushtrisë sonë që ka qenë një kërkesë e kamotshme e jona. Kjo lidhet drejtpërdrejt edhe me rishikimin e buxhetit për siguri dhe pastaj thënë më troç, nëse një botë u bashkua në ndihmesë të një kauze të drejtë të Ukrainës, pse jo mos të bashkohemi edhe ne si subjekte politike. Nuk hyri (në rend të ditës së seancës plenare), jemi duke diskutuar me grupet parlamentare se cila do të jetë qasja e mirë”, tha ai.
Krahas këtyre, Kryesia e Kuvendit mori vendim që të ketë dy seanca gjatë kësaj jave. Të enjten do të mbahet seanca e rregullt, ndërsa të shtunën seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së.
“Gjithashtu u vendos që më 5 mars për nder të fillimit të ditëve të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancë solemne me fillim në orën 12:00”, tha Kusari-Lila.
Në mesin e pikave të rendit të ditës në seancën e së enjtes pritet të jenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës