Kuvendi i Kosovës po vazhdon të përballet me mungesë të kuorumit në vendimmarrje edhe në sesionin vjeshtor, pasi dy seancat e fundit plenare u shtyn në momentin kur s’kishte deputetë të mjaftueshëm për të miratuar projektligjet.
Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje premtojnë disiplinë më të madhe të deputetëve të tyre në mbarëvajtjen e seancave plenare. Ndërsa, nga opozita, thonë se nuk ia bëjnë numrat pushtetit për miratimin e projektligjeve, për të cilat nevojitet edhe shumica e thjeshtë.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress, se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për prezencë të vazhdueshme të deputetëve.
Ajo shton se janë duke shikuar gjitha modalitetet për t’i adresuar problemet që krijohen dhe pastaj po reflektojnë në mungesë të kuorumit në seancë. Megjithatë, sipas saj, në sesionin vjeshtor në mënyrë të disiplinuar do të përcjellin mbarëvajtjen e seancave dhe pjesëmarrjen e deputetëve të LVV-së.
“Si pozitë gjithashtu kemi filluar 2-3 muajt e fundit në mënyrë të disiplinuar të përcjellim mbarëvajtjen e seancave dhe pjesëmarrjen e deputetëve tonë dhe gjithashtu të adresojmë problemet apo mungesat që krijohen dhe sjellin pastaj seancën në mungesë të kuorumit. Në gjithë këtë vlerësim, pozitivja është se kemi arritur të procedojmë projektligje, por ka nevojë për një proces më të shëndosh. Ka nevojë për prezencë, debat konstruktiv në Kuvend dhe gjithashtu edhe pjesëmarrje të vazhdueshme të deputetëve”, thotë ajo.
Mirëpo, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, fajëson mazhorancën për mungesën e kuorumit në Kuvend.
Ajo thotë se opozita nuk e ka obligim t’ia bëjë numrat Lëvizjes Vetëvendosje, aq më pak, siç thotë, pasi shpesh po thirrën në arrogancën e numrave dhe nuk po përkrahin asnjë nismë nga opozita.
“Këta e kanë shumicën absolute dhe po thirren shpesh me arrogancën e numrave. Çdo herë që është marrë ndonjë nismë nga opozita nuk është përkrahë nga pozita, edhe pse nuk ka pas të bëjë me çështje politike.
Pra, asnjë nismë e opozitës nuk është përkrah, përkundrazi ne jemi opozitë që po i përkrahim plotë procese. Ju e dini se ne i kemi votuar gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, e cila s’ka ndodhur më parë. Këta e kanë shumicën absolute dhe duhet të adresohen tek deputetët e mazhorancës se pse nuk janë në sallë plenare…Nuk e kemi obligim t’ia bëjmë kuorumin një mazhorance absolute që e kanë në Kuvendin e Kosovës”, thekson Kadrijaj.
Sa i përket kritikave ndaj Kuvendin për keqmenaxhim në raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Kusari-Lila thotë se i marrin me seriozitet vlerësimet që janë bërë, mirëpo thotë se pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë për aspekte teknike.
Ajo thekson se me gjithë polarizimet politike në Kuvend ndërmjet pozitës dhe opozitës, asnjëherë nuk është rrezikuar mbarëvajtja e punës së legjislativit.
“Ne e marrim me seriozitetin maksimal raportin për vendin dhe gjithashtu vlerësimet që janë bërë, si prej menaxhimit të punës të seancave, kuvendit dhe planit vjetor të Kuvendit. Natyrisht elementet teknike bëjnë pjesë më tepër për administratën dhe zyrën e kryetarit.
Votimin elektronik që është përmendur aty, mbajtja e evidencës për mënyrën si kanë votuar deputetët individualisht…Konsensusi politik ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk ka rreziku mbarëvajtjen apo nuk ka pasur probleme përmbajtjesore në raport me interesin e përgjithshëm të vendit. Nënkuptohet se Kuvendi mbetet vendi ku ballafaqohen mendimet politike, të forcave politike. Pozitë dhe opozitë debatin e zhvillojnë në komunikim të drejtpërdrejtë, shpesh edhe me tensione dhe polarizime që janë edhe të nënkuptueshme”, theksojë Kusari-Lila.
Në raportin për Kosovën që u publikua javën e kaluar, thuhet se puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur një kuorum vendimmarrës, ndonëse Qeveria e Kosovës ka një shumicë të fortë.
“Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur një kuorum vendimmarrës, ndonëse Qeveria ka një shumicë të fortë. Kjo është pjesërisht për shkak të menaxhimit të dobët të agjendës legjislative nga ana e shumicës, por edhe për shkak se anëtarët e opozitës në Kuvend kanë abstenuar nga votimi për të penguar miratimin e ligjeve”, thuhet në raport.
Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave dështoi t’i miratojë Projektligjin për punët publike dhe Projektligjin që përcakton çmimet tavan për produktet esenciale.
Ndërkohë, gjatë sesionit vjeshtor, Kuvendi ka miratuar disa marrëveshje ndërkombëtare. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët