LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi me shumicë votash refuzoi interpelancën për ministrin Nikolla Dimitrov

Kuvendi me shumicë votash refuzoi interpelancën për ministrin Nikolla Dimitrov

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 59 vota “kundër” dhe 20 “për” e refuzuan interpelancën e opozitës për ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Opozita akuzoi Dimitrovin se e kryen detyrën pa përgjegjësi, jo profesionalisht dhe në kundërshtim me interesat maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin përfundimtar të Dimitrov i ftoi të gjithë deputetët që të fokusohen tek prioritetet.


Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë sot në orën 11:00./Telegrafi/