Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër do të vazhdojë me punë pas seancës së 50-të
Deputetët sot pasdite debatuan për pikat e seancës së 50-të, me të cilën përfundoi debati për propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, në procedurë të shkurtuar, për të cilin do të votohet në seancë tjetër. Deputetët e filluan edhe debatin për propozimin për llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.
Me plotësimet e ligjit vendoset mundësia që në situata të jashtëzakonshme të parashikohet mënyra për vazhdimin e procesit të dhënies së provimeve për pjesëmarrje të shoferëve në komunikacionin rrugor ndërkombëtar, provimeve për shoferë për transport të mallrave të rrezikshme, provimeve për drejtuesit e automjeteve dhe personave të autorizuar për transport etj. Përjashtimisht, në rast kur i vetmi sistem elektronik për dhënien e provimeve nuk funksionon si pasojë e ngjarjeve të paparashikuara dhe për shkak të urgjencës ekstreme për të shmangur vonesën në kryerjen e vazhdueshme të transportit të udhëtarëve dhe mallrave në trafikun rrugor ndërkombëtar. propozohet që provimet të zhvillohen në formë letre, pra me shkrim në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Gjatë debatit, deputetët e OBRM-PDUKM theksuan se pamundësia e provimeve për vozitës profesionistë që nuk zhvillohen elektronikisht që nga prilli i vitit 2021, është rezultat i keqmenaxhimit nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe për shkak se rasti gjyqësor për softuerin e përdorur për provime nuk ka përfunduar akoma, të cilin e ka bërë ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Dragi Rashkovski për 400 mijë euro, që siç thanë është shembull i vjedhjes dhe krimit të organizuar.
Ata theksuan gjithashtu se ligji është miratuar me vonesë sepse në shtator ka përfunduar debati në komisionin kryesor parlamentar, ndërsa ndryshimet bëhen pas gjashtë muajsh.
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi është përgjigjur se nuk ka më problem mbajtjen e provimeve për vozitës profesionistë në mënyrë elektronike, ndërsa se me ndryshimin e ligjit parashihet vetëm në rast të pengesave objektive që provimet të zhvillohen me shkrim.
Debati për këtë pikë nga seanca e 50-të vazhdon nesër. Në rend dite të mbledhjes janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për lëndë të para minerale, për inspektoratin shtetëror të tregut, për ndërmarrje publike, për bujqësi dhe zhvillim rural. Deputetët do të debatojnë edhe për raportin vjetor për punën e Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital Pensional në vitin 2020, raportet financiare të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimit Kapital Pensional në vitin 2020, raporti vjetor për punën e agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve për vitin 2020, raportet financiare të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve për vitin 2020 dhe raportin vjetor për situatën dhe lëvizjes së tregut të sigurimeve në vitin 2020.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjekë e infermierë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet…
Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në QKUK për trajtim
Limani paralajmëroi projektin “Bli shtëpi për të rinjtë” dhe mbështetje për kompanitë që do të punësojnë nëna me tre apo më shumë fëmijë
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri