LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë në pushim, ligje të rëndësishme presin miratim

Kuvendi i Maqedonisë në pushim, ligje të rëndësishme presin miratim

Ndërkohë që Kuvendi po shfrytëzon pushimet për festa, ligjet pa të cilët do të vihet në pikëpyetje raporti pozitiv i KE-së janë lënë në “status-quo”.

Dhjetëra ligje dhe propozime si ai për ndjekjen e komunikimeve, dëshmitaret e mbrojtur, informatorët, ligji për policinë dhe punë të brendshme, ndryshimet në kodin penal, ligji për prokurorinë publike, ai për informacione të klasifikuara dhe komunikime elektronike si dhe zgjedhja e gjykatësve kushtetues vazhdojnë të jenë peng i deputetëve.

Juristët vlerësojnë se pushimet e deputetëve dhe të Kuvendit nuk i konteston askush, por edhe përgjegjësinë e tyre si përfaqësues të demokracisë nuk mund ta merr askush tjetër.


“Nevojitet intervenim i shpejtë normativ dhe rregullator në çështjet e shoqërisë. Qeveria e kaluar në disa çështje shoqërore ka bërë kaos dhe të njëjtat duhet shpejtë të zgjidhen. Prandaj, në çdo kohë duhet treguar shkallë më e lartë e përgjegjësisë e punës së Kuvendit dhe punës së deputetëve. Mund të pushojnë, por duke mbajtur përgjegjësi për problemet shoqërore. Qytetarët nuk kanë kohë dhe nuk presin”, deklaroi juristi Temellko Ristevski.

Ristevski vlerëson se shumica parlamentare në vend që të pushojë duhet të gjej gjuhë të përbashkët me opozitën për ligjet, miratimi i të cilëve varet nga 2/3 e votave.

Në agjendën e Kuvendit, deri më 15 janar nuk është caktuar asnjë seance plenare. Paraprakisht, nga data 9 fillojnë me punë trupat parlamentare edhe përkundër se në ueb faqen e Kuvendit nuk ka një njoftim të tillë.

Përveç neglizhencës nga deputetët, Kuvendi përballet edhe me mungesën e buxhetit për vitin 2018 dhe zgjedhjen e nënkryetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori