Kuvendi i Maqedonisë i hap rrugën anulimit të faljeve të Ivanovit
Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ndryshimet në Ligjin për falje, të cilat i hapin rrugën presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, të tërheq vendimin e para një muaji për faljen e mbi 50 zyrtarëve të akuzuar për vepra të rënda penale, njofton REL.
Ndryshimet që janë miratuar vetëm me votat e partive në pushtet, OBRM-PDUKM dhe BDI parashohin dy mundësi, që presidenti vet të tërheq vendimin për individët e falur, apo që këta të fundit të kërkojnë nga presidenti anulimin e vendimit për faljen e tyre.
“Ndryshimet e miratuara plotësojnë zbrastërisrën juridike që ekzistonte për tërheqjen e vendimit të presidentit”, ka deklaruar, Ilija Dimivski, deputet i OBRM-së. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, thanë se ndryshimet e miratuara janë një hap para drejt zgjidhjes së krizës politike.
“Kjo nismë e partive qeverisëse është mënyra e vetme për dalje nga kriza të cilët e ka shkaktuar vendimi i presidentit Ivanov”, ka deklaruar Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.
Miratimi i ndryshimeve ka kaluar pa debat, meqë saanca u bojkotua nga partitë opozitare, të cilat ndryshimet e miratuara i vlerësuan si selektive.
Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev ka thënë se propozimi i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe OBRM-së, nuk është i plotë pasi presidentit nuk i hiqet mundësia që sërish të sjellë vendime të tilla.
“Synimi kryesor është që t’i shpëtojnë kriminelët në radhët e tyre. Nuk mund të ketë anulim selektiv të faljes. Nuk guxon anulimi i faljes të varet nga vullneti i Gjorgje Ivanovit, apo nga kërkesa e individëve të falur. Falja duhet të anulohet tërësisht. Ligji patjetër të vlejë njëjtë për të gjithë. Qytetarët patjetër të jenë të bindur se çdokush që ka shkelur ligjin do të japë llogari”, ka deklaruar Zaev.
Vendimi i presidentit për faljen e zyrtarëve ishte miratuar më 12 prill, gjë që ka përshkallëzuar edhe më shumë krizën politike, me protesta dhe masa tjera kundërshtuese të organizuara nga sektori civil.
Akti i presidentit Ivanov është kundërshtuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar, i cili në vazhdimësi ka kërkuar anulimin e plotë të vendimit duke e quajtur si rrënus të marrëveshjes politike, por edhe të sistemit të drejtësisë në Maqedoni. Me vendimin e presidentit janë përfshinë ish kryeministri, Nikolla Gruevski, kryetari aktual i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Gordana Jankullovksa dhe Mile Janakievski, ish drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallov, ish presidenti, Branko Cërvenkovski, lideri i opozitës, Zoran Zaev dhe shumë zyrtarë të tjerë.
Të gjitha këta persona, me përjashtim të liderit të opozitës, po hetohen nga prokuroria speciale për shkelje të rënda ligjore, që janë rezultat i asaj që njihet si aferë e përgjimeve. Ndaj disa prej tyre ishte kërkuar edhe masa e paraburgimit, por masat e tillë e prokurorisë speciale ishin refuzuar nga instancat tjetër gjyqësore.
Prokuroria Speciale është formuar nga Kuvendi i Maqedonisë ndërsa për bazë kishte marrëveshjen e liderëve të katër partive politike të arritur vitin e kaluar, me ndihmën e komunitetit ndërkombët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri