Kuvendi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 30.03.2021 ia ka dhënë dritën e gjelbër fillimit të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së për periudhën 2021 – 2025.
30 delegatë të pranishëm nga 39 sa numëron gjithsej Kuvendi i FBK-së e kanë votuar unanimisht Planin Strategjik 2021-2025 të cilin para delegatëve e ka prezantuar Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.
Numri një i FBK-së para delegatëve ka deklaruar:
“Federata e Basketbollit të Kosovës gjatë hartimit të Planit Strategjik ka bashkëpunuar me të gjitha grupet e saj të interesit, derisa me Grupin e përbashkët të Punës që e kemi pasur me FIBA-n, ne kemi punuar për një periudhë 8 mujore në hartimin e këtij plani.
Ky është Plani Strategjik i pari për FBK-në që nga paslufta, andaj ne premtojmë se së bashku me anëtarët tanë dhe me të gjitha grupet tona të interesit do të punojmë në implementimin e tij.
Kjo është një sfidë e radhës për ne si Federatë, por ne jemi të gatshëm, andaj edhe qysh nga fillimi i vitit ne kemi filluar me implementimin e planit strategjik.
Ne planifikojmë ta bëjmë lansimin e planit strategjik zyrtarisht në prani të zyrtarëve të lartë të FIBA-s dhe FIBA Evropës në një aktivitet të MiniBasketbollit, por se për kohën e saktë të lansimit nuk mund të flasim saktë, pasi jo gjithcka varet nga ne dhe FIBA, me pandimë e pranishme. Ne shpresojmë se kjo do të ndodh në muajin maj ose qershor”.
Pesë qëllimet e Federatës së Basketbollit të Kosovës me të cilat synon të arrijë të realizojë planin e saj strategjik janë:
1. Perfomanca e lartë (plani teknik, zhvillimi i lojtarëve dhe trajnerëve, zhvillimi i garave).
2. Rritja e të ardhurave dhe stabiliteti financiar.
3. Basketbolli për të gjithë (rritje 100% e pjesëmarrjes përmes komunitetit, klubeve dhe shkollave).
4. Femrat në basketboll.
5. Fuqizimi i klubeve tona.
Secili qëllim i ka objektivat dhe nën-objektivat e veta, si dhe planet e veprimit me të cilat do të realizojë implementimin e këtij Plani Strategjik për periudhën 2021-2025. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi