Qytetarët e komunës së Ferizajt nuk e kanë mirëpritur urdhëresën e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarça, lidhur me kushtëzimin e vërtetimeve të tatimit në pronë me pagesën e borxheve ndaj ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe “Bifurkacioni”.
Drejtori ekzekutiv në organizatën joqeveritare “AVONET”, Kenan Gashi ka vlerësuar se ky vendim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe kjo i ngarkon qytetarët e komunës së Ferizajt.
“Një urdhëresë që është shkruar nga kryetari i Komunës natyrisht është njëra prej elementeve të para që është shkelja e të drejtave të njeriut, dhe është një ngarkesë që drejtpërsëdrejti i ngarkon qytetarët e komunës se Ferizajt, për të cilën të gjithë qytetaret e komunës nuk mund te marrin vërtetim te pronës. Ky vërtetim i pronësështë element kryesorpër të nxjerr një dokument apo një gjë që është shumë me rëndësi për të aplikuar apo për të vepruar”, tha Gashi.
Ai shtoi se kjo urdhëresë nuk mund të realizohet dhe synimi i kryetarit nuk do të arrihet.
“Ne mendojmë që nuk mund të realizohet kjo urdhërese e shkruar nga zyre e kryetarit, po ashtu nuk mund të arrihet synimi i kryetarit të komunës për të mbushur arkat e këtyre dy kompanive, përderisa këto kompani janë të stërngarkuar me punëtorë me individë dhe persona që kanë kontrata të veçanta. Nuk besoj që do ta realizojë edhe qëllimin. Natyrisht mendojmë qe kjo do ta rrit pakënaqësitë e qytetareve për nxjerrjen e dokumenteve. Do ta rris edhe dëshpërimin dhe humbjen e besimit te institucioni, se një ngarkesw e tillw është degradim i institucionit, sepse nuk mund të imponohet, por duhet tw krijohet politika dhe strategji për të kryer obligimet karshi këtyre dy kompanive”, ka sqaruar Gashi.
Gashi përmendi edhe shqetësimet, të cilat i kanë ngritur lidhur me marrjen e subvencioneve.
“Natyrisht ne kemi ngritur edhe shqetësime tjera, nuk duhet tëketë në dosje të aplikimit njëvërtetim tatimor kur ka të bëjë me një subvencion, sepse me subvencion ndihmohen bizneset dhe fermerët, bujqit në përgjithësi, dhe nuk duhet të jetë si kusht qënëse dikush konkurron përnjë subvencion të obligohet menjëvërtetim tatimor”, përfundoi Gashi.
Për qytetarët e Ferizajt kjo urdhëresë nga komuna është e papërballueshme, pasi që rrogat janë shumë të vogla dhe mundësitë për t’i hequr borxhet janë të vogla po ashtu.
Ndryshe, në urdhëresën e datës 1 gusht të këtij viti thuhet se ndalohet lëshimi i vërtetimeve të tatimit në pronë për të gjithë qytetarët pa sjellë dëshmi se i kanë kryer obligimet ndaj ndërmarrjeve publike “Pastërtia” dhe “Bifurkacionit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa