Emri Mehmet Akif Ersoy - një prej figurave më të rëndësishme të formimit të shtetit turk - shihet në shumë institucione fetare e shkollore. E, ky emërtim nuk mungon as në shkollën e xhaminë e fshatit Shushicë të Istogut.


Emrin e poetit turk me origjinë kosovare, e mbajnë edhe shumë shkolla në shumë vende të botës, e të cilat janë pronë e njeriut që akuzohet se ishte organizator i puçit në Turqi, klerikut Fethuallah Gulen.

Por, kjo nuk po u bën përshtypje pasardhësve të Mehmet Akifit në Shushicë, ku jetojnë pasardhësit familjes së tij. Ata, pavarësisht kësaj, përkrahin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. /Klan Kosova/

[youtube https://youtu.be/GxHm8XEQsxk . expand=1 site_id=27059106]