Horoskopi javor për periudhën nga 28 mars – 04 prill

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Dhimbjet e kokës të herëpashershme mund të shkaktohen nga nervozizmi dhe stresi, ose statusi hormonal. Relaksohuni rregullisht dhe pushoni mjaftueshëm. Ndryshoni regjimin e ushqimit.
Dashuria: Mos mendoni shumë, sepse përfundimi do të mund të jetë në dëm tuajin, përpos nëse nuk jeni në lidhje me Akrepin apo me Bricjapin tjetër.
Shëndeti: Nëse keni nevojë për ndryshime në rutinën tuaj të përditshme, mund të jetë më shumë një relaksim, ose një reduktim në intensitetin e stërvitjeve dhe një dietë më të shëndetshme ose më të rregullt. Flini mjaftueshëm gjumë.
Dashuria: Mos u hamendësoni kur është fjala për të dalë në takim me dikë i cili tashmë një kohë të gjatë ju është bërë njëfarë opsesioni. Mirëpo, nëse jeni në lidhje të përhershme apo të martuar, por që ende jeni të preokupuar me fantazitë për ndonjë person tjetër, në rend të parë pastroni punët me vetveten se çfarë dëshironi nga jeta juaj.
Shëndeti: Jeni të tensionuar dhe nervoz dhe keni nevojë të zbrazni veten - të prezantoni një aktivitet fizik, ose të hidheni në gërmimin e kopshtit dhe pastrimin e bodrumit - në këtë mënyrë do të largoni stresin. Kujdesuni më shumë kur jenë në komunikacion.
Dashuria: Do të jeni të ngarkuar me planet dhe dëshirat tuaja, por jo në respektimin e dëshirave të partnerit tuaj.
Shëndeti: Çrregullimet sezonale mund të ndodhin në një formë më të butë, si dhe rënie të energjisë dhe ndjenjë lodhjeje. Angazhohuni në ushtrime të lehta fizike, relaksohuni përmes një masazhi. Bëhuni i kujdesshëm kur dilni në rrugë.
Dashuria: Jeni të gatshëm të takoheni me personin të cilin një kohë të gjatë nuk keni pasur rastin ta takoni, por i cili ju pëlqen shumë. Nëse jeni të lirë, do të njihni dikë i cili merret me biznes privat, ndoshta punon në ndonjë përfaqësi të jashtme apo udhëton shpesh jashtë shtetit dhe do të dëshirojë që me ju të krijojë lidhje dashurie.
Shëndeti: Po gëzoni shëndet të mirë. Pas orarit të punës, pushoni në mbrëmje me një libër të mirë, ose në shoqërinë e njerëzve të afërt, për të kanalizuar stresin dhe për të shmangur problemet shëndetësore.
Dashuria: Do të arrini sukses që të bëni shumë gjëra që janë në interesin tuaj dhe me siguri do t’ia organizoni vetes jetën ashtu që ju të jeni në rend të parë të kënaqur.
Shëndeti: Dhimbje koke të herëpashershme dhe rënie të energjisë janë të mundshme. Ka mundësi të lëndoheni në shtëpi. Relaksohuni dhe pushoni më shumë, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Pavarësisht nga statusi, në këtë periudhë do të ndiheni goxha të vetmuar. Veç kësaj, do të keni nevojë të fuqishme që jetën tuaj private ta organizoni ashtu që të mund të gjeni mjaft kohë që të takoni ata persona të cilët i doni.
Shëndeti: Mos kërkoni arsyetime për të devijuar nga programi juaj i stërvitjeve, dieta e planifikuar dhe koha për punë e pushim. Gjeni ekuilibrin dhe shmangni problemet shëndetësore dhe stresin. Kujdes nga lëndimet.
Dashuria: Nëse nuk keni dashuri sekrete, me siguri jeni të ngarkuar me mendimet për diçka që ka të bëjë me ish-lidhjen tuaj dhe megjithatë keni dështuar ta bëni. Mos provoni të përmirësoni situatën nëse nuk keni kurrfarë indice që pala tjetër është e interesuar për ju.
Shëndeti: Turbulenca emocionale, nervozizmi dhe problemet mund t'ju sjellin pagjumësi dhe dhimbje stomaku. Praktikoni teknikat e frymëmarrjes dhe relaksimit dhe kujdesuni për dietën tuaj.
Dashuria: Nëse jeni gjatë në lidhje apo të martuar, me siguri shumë gjëra po i bëni gabimisht, ndërkaq për to nuk jeni të vetëdijshëm. Qëllimet tuaja të mira vështirë do të mund t’i vërejë dikush tjetër.
Shëndeti: Nyjet tuaja janë një pikë e dobët, lëndimet janë të mundshme. Kini kujdes të mos bëni asgjë (ose të vozitni) nëse jeni të lodhur dhe të hutuar. Zvogëloni racionet.
Dashuria: Po ndiheni mirë në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm dhe që kanë ndikim të madh të cilët tregojnë dëshirë të hapur që të jenë me ju. Janë të mundshme romanca të reja.
Shëndeti: Ndryshim humori. Për shëndet të mirë dhe stabilitet mendor, zgjeroni të gjitha aspektet e jetës suaj mendore, emocionale dhe fizike - jini aktiv "në të gjitha frontet".
Dashuria: Jeni të preokupuar me mendimet për dikë të cilin me siguri e keni njohur diku kur keni qenë në udhëtime. Po pajtoheni mirë me personat të cilët kanë mirëkuptim të madh për karrierën tuaj dhe të cilët janë të gatshëm t’ju ndihmojnë që t’i realizoni planet tuaja.
Shëndeti: Keni shëndet të mirë. Mund të ndjeni një rënie të herëpashershme të energjisë dhe lodhje - rimbushni bateritë tuaja duke qëndruar në natyrë, duke u çlodhur përmes një masazhi, duke marrë frymë ajër të pastër.
Dashuria: Besoni që mund ta bindni personin i cili ju është i dashur që të pranojë ndonjë propozim tuajin për udhëtim të përbashkët, ka mundësi për jashtë vendit.
Shëndeti: Në pjesën e parë të javës nuk do të keni probleme, ndërkaq në pjesën e dytë janë të mundshme shqetësime të vogla me dhembje të shpinës. Ndryshimet e motit aktivizojnë disa çrregullime, të cilat janë karakteristike për këtë periudhë të vitit. Merrni më shumë pushim.
Dashuria: Gjatë kësaj periudhe do të jeni të prirë për flirt, posaçërisht në ndonjë udhëtim jashtë vendit. Është i mundshëm takimi me simpatinë e dikurshme. /Telegrafi/














































