Shëndetësia konsiderohet sektori me gjendjen më të rënduar në Kosovë. Mungesa e personelit shëndetësor, pajisjeve dhe kushteve për trajtim të pacientëve me sëmundje të rënda, barnave, madje edhe të atyre esenciale – janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet ky sektor.
E rregullimin e kësaj gjendje kaotike duhet se nuk po mund ta zgjidhin as ata të cilëve po u besohet udhëheqja e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga ky dikaster për një vit e gjysmë të qeverisjes së Albin Kurtit, dy ministra janë larguar.
Pas gati 7 muajsh në krye të shëndetësisë, Arben Vitia dha dorëheqje për të garuar për të parin e kryeqytetit. Ai zyrtarizoi dorëheqjen nga posti i Ministrit të Shëndetësisë më 1 tetor 2021.
Ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë u emërua Dafina Gexha-Bunjaku, e cila këtë pozitë e mbajti deri në nëntor të vitit të kaluar, kur në krye të shëndetësisë kryeministri Kurti vendosi Rifat Latifin.
Me ardhjen e kirurgut dhe profesorit të njohur në nivelin ndërkombëtar, pati shpresa të mëdha se do të bëhej ndryshimi i shumëpritur në shëndetësi. Me emërimin e tij në postin e ministrit, Latifi pati premtuar ndër të tjera “rikthimin e trurit” në Kosovë.
Por, nuk ndodhi ashtu. Për rreth 11 muaj sa udhëhoqi me shëndetësinë ishte prej ministrave më të komentuar dhe kritikuar. Nga opozita dhe shoqëria civile Latifi është kritikuar shumë për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në MSH.
Pas një presioni të vazhdueshëm publik, Latifi të enjten e 6 tetorit “me zhgënjim të thellë dhe keqardhje” dha dorëheqja nga pozita e ministrit.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes që Latifi i ka dorëzuar Kurtit.
Të dy u takuan të premten, ku sipas një njoftimi nga Qeveria, Kurti i shprehu ish-ministrit mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij.
Pas largimit të Latifit, zëvendësministrja Dafina Gexha-Bunjaku u emërua sërish ushtruese e detyrës së Ministres në MSH.
Vetëm pak pasi u bë publike dorëheqja e doktor Latifit, filluan propozimet për ministrin e ri. Partia Guxo, e cila është në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, duket se “ia ka vënë syrin” këtij posti dhe tashmë ka një emër.
Deputeti i kësaj partie, Burim Meta, të enjten mbrëma në llogarinë e tij në Facebook shkroi “edhe sa ministra të shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takoj GUXO-s”.
Meta edhe gjatë një prononcimi për media ka deklaruar se partia e tij mund ta përkrah deputetin Haxhi Avdyli për pozitën e Ministrit të Shëndetësisë.
“E ftoj Kurtin që nga ky moment, që të diskutoj me znj.Donika e z.Peci para se të vendos për ministrin e ri të Shëndetësisë. Besoj shumë që partia Guxo në shëndetësi me kapacitet e saj, do të ndihmojë shumë në këtë sektor. Ne të gjithë mund ta përkrahim edhe doktor Avdylin që të menaxhoj me Ministrinë e Shëndetësisë. Pavarësisht emrit, pse duhet të diskutohet edhe me ne, është se aktualisht shëndetësia është pozicioni më i rëndësishëm i Qeverisë Kurti2”, është shprehur ai në Kanal10.
Emri i Avdylit për të parin e shëndetësisë ishte lakuar edhe pas dorëheqjes së Vitisë. Madje, as vetë ai nuk e pati mohuar kur ishte pyetur nga mediat.
“Nuk mundem me konfirmua asgjë, sepse procesi i diskutimeve është i nivelit më të lartë, është i vazhdueshëm por nuk mund ta konfirmoj asgjë sepse kjo nuk është në dorën time por në dorën e atyre të cilët janë vendimmarrës në politikën kosovare sot”, pati deklaruar ai.
Veç Avdylit, janë edhe dy emra të tjerë të cilët po përfliten se mund ta udhëheqin shëndetësinë kosovare. Fjala është për Arben Vitinë, i cili është raportuar se mund të rikthet në pozitën e të parit të shëndetësisë dhe për Fatmire Mulhaxha-Kollçakun, e cila aktualisht është kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me tri personalitetet e përmendura, por asnjë nga ta nuk ka pranuar të përgjigjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025