Shefi skautëve të Real Madridit, Juni Calafat, ka organizuar një darkë mes Jude Bellingham, Brahim Diaz dhe Arda Guler, sipas asaj që raporton Relevo.
Ka qenë vetë Calafat që ka bërë këtë foto, ndërsa treshja e Los Blancos darkuian së bashku për t’u njohur sa më mirë me njëri-tjetrin.
Plani ishte që të zhvillohej kimia midis nënshkrimeve të reja të klubit përpara sezonit. Vihet re se Bellingham dhe Brahim tashmë kanë një lidhje të veçantë në stërvitje.
Juni Calafat ishte përgjegjës për nënshkrimin e të tre lojtarëve. Shpesh i është dashur të kontaktojë personalisht me futbollistët dhe përfaqësuesit e tyre.
Ka shumë të ngjarë që t’i shohim dy nga tre lojtarët në njëmbëdhjetëshen e fillimit të Carlo Ancelotti sezonin e ardhshëm.
Bellingham dhe Diaz mund të kenë më shumë minuta – mirëpo nuk përjashtohet as mundësia që Arda Guler t’i befasojë të gjithë me talentin e tij dhe të rrëmbej një vend në formacionin startues. /Telegrafi/