LAJMI I FUNDIT:

Kush mund të merr detyrat e kryeministrit të Sllovakisë?

Kush mund të merr detyrat e kryeministrit të Sllovakisë?

Kryeministri sllovak, Robert Fico është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetë pas atentatit të sotëm ndaj tij.

Me kryeministrin në spital, tashmë ka lindur pyetja se kush do të marrë detyrën e tij?

Daniel Hoka, gazetar lokal i gazetës sllovake SME, thotë për skynews se ka “procese kushtetuese” kur kryeministri nuk është në gjendje të bëjë punën e tij.


Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

“Kryeministri ka një zëvendëskryeministër. Mund të vihen disa ministra në krye kur mungon kryeministri”, thotë ai.

“Ne kemi presidentin dhe kemi kryetarin e parlamentit. Këta janë politikanët më të rëndësishëm në vend”, shtoi analisti, raporton skynews.

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Lexo po ashtu Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Ka të ngjarë që këto procese kushtetuese do të duhet të ndiqen pasi politikani 59-vjeçar është në gjendjet të rëndë shëndetësore.

Ndryshe, Fico u plagos me armë zjarri para Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova teksa po takonte qytetarët pas mbledhjes së qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Kalo në kategori