LAJMI I FUNDIT:

Kush i ktheu investimet në Ferizaj? (Foto)

Kush i ktheu investimet në Ferizaj? (Foto)

Komuna e Ferizajt ka vite të tëra që ka vuajtur jo vetëm për një përfaqësim më dinjitoz nëpër institucionet e nivelit qendror, por edhe për financim të projekteve infrastrukturore në dobi të jetës së qytetarëve.

Mirëpo viteve të fundit është vërejtur një gatishmëri më e madhe që projekte madhore të realizohen edhe këtu me mjete të qeverisë së Kosovës, ndonëse krahas numrit të banorëve dhe kontributit në mbushjen e arkës së shtetit ende Ferizaj mbetet jo i vlerësuar mirë. Këto ditë banorë të fshatrave: Dardani, Mirosalë, Pojatë e Softaj i janë gëzuar fillimit të punimeve për një projekt madhor i cili do të shtrihet nëpër lokalitetet e ku jetojnë ata.

Vjen një rrugë 7 kilometërshe që lidh këto fshatra dhe do të ndikojë në përmirsimin e kualitetit të jetës së tyre , por edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj ane, ndërsa projekti po realizohet falë bashkëpunimit të mirë që ka instaluar komuna e Ferizajt Ferizajt me Ministrinë e Infrastrukturës gjatë këtyre 4 viteve të fundit.


Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa nuk heziton ta përmend disa herë se i është dashur të jetë mjaft këmbëngulës kur ka dërguar projekte nëpër Ministritë e ndryshme ka pasur mjaft punë deri sa janë përfunduar të gjitha bisedimet për realizim të suksesshëm të këtyre punëve .

Ai përmend se vetëm nga Ministria e Infrastrukturës janë investuar rreth 20 milion euro në Ferizaj gjatë viteve të fundit ku hyn edhe projekti i rrugës për në fshatin Mirosalë, i filluar këto ditë.

“Është një segment modern që i ka munguar komunës së Ferizajt dhe deri më tani banorët e këtyre fshatrave për të mbajtur lidhjet farefisnore është dashur të marrin rrugën në drejtim të Ferizajt, prandaj ne po lirojmë qarkullime dhe po i lidhim fshatrat mes vete ashtu siç janë të lidhura në mënyrë organike edhe përmes lidhjeve farefisnore. Unë jam i lumtur që ne po realizojmë projekt tepër të rëndësishme e të paparë ndonjëherë në të gjitha qeveritë e pasluftës

Përfitimet që ka pasur komuna e Ferizajt vetëm nga Ministria e Infrastrukturës janë mbi 20 milionë euro. Janë këto përfitime që i japin kuptim edhe zhvillimit të përgjithshëm të komunës së Ferizajt si njëra ndër komunat industrialisht më të zhvilluara në Kosovë, sepse asfaltimet ne i kuptojmë edhe si infrastrukturë paraprake edhe për vendosjen e bizneseve të fuqishme”, ka deklaruar kryetari Svarqa, duke shtuar se vetëm projekti i filluar së fundi ka një kosto pre 700 e 80 mijë eurosh.

E, sipas një memorandumi të nënshkruar në mes komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës janë planifikuar të realizohen edhe disa projekte të tjera siç janë rregullimi i rrugës Prelez i Jerlive – Muhoc – Lloshkobare, zgjerimi i rrugës ”Brahim Ademi” & Driton Islami”, asfaltimi i rrugës Babush – Tërrn – Luboc – Koshare – Slivovë. Ndërtimi i unazës së jashtme në Ferizaj që përshkon fshtarat: Prelez i Jerlive, Kosinë, Llojzë – Dramjak – Nerodime, ndërtimi i nënkalimit për automjete te hekurudha, në fshatin Varosh, zgjerimi i rrugës Komogllavë – Tërstenik – përmes lagjes Qarkoshëve e cila lidh Ferizajn me Vitinë përmes një segmenti më të shkurtër, asfaltimi i rrugës Greme – Burrnik – Gaçkë.

Ndërkaq projektet e përfunduara në vitin e kaluar e që janë financuar nga Ministria e Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt janë: Ndërtimi i nënkalimit në fshatin Sojevë, asfaltimi i rrugës Ferizaj – Nerodime – Jezerc, ndërtimi i rrugës Mushtisht-Budakovë-Jezerc si dhe asfaltimi i rrugës “Besim Ndrecaj”, kazerma e FSK-së – Epopeja e Jezercit.

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Kalo në kategori