Debatet në shtëpinë e famshme të BBVK kanë nisur të shtohen dhe banorët mes njëri-tjetrit po krijojnë situata të tensionuara dhe dinamike.

Së fundmi është transgjinorja Edona James, e cila pas një debatit të ashpër me Vesën ka 'shpërthyer' edhe ndaj Shqipes.


Teksa një pjesë e banorëve ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Shqipja i ka reaguar me tone të larta Edonës.

EDONA 8 e1699280488376 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

"Jo me mua, bëj show te kamera, jo me mua, mos më nxjerr nga shinat, shhh, të thash 10 herë stop", i tha Shqipja.

"Kush je ti, mos më thuaj mua shhh, ti nuk mund të ma ndalosh të flas", iu kundërpërgjigj Edona.

Ndërkohë, kujtojmë që javën e dytë të BBVK u eliminua banorja e parë Brikenda Karricaj, ndërsa hyrja më e re ishte këngëtari afrikano-zviceran Domenik. /Telegrafi/