LAJMI I FUNDIT:

Kush janë yjet e përfshirë në “Pandora Papers”?

Kush janë yjet e përfshirë në “Pandora Papers”?

Shakira, Elton John dhe Ringo Starr janë disa nga të famshmit që janë të përfshirë në “Pandora Papers” – të cilët kanë zbuluar marrëdhëniet e pasuritë të disa prej njerëzve më të fuqishëm në botë.

Më shumë se 300 udhëheqës botërorë, politikanë, figura biznesi dhe yje thuhet se janë të lidhur dhe përdorën kompani ‘offshore’ për të grumbulluar pasuri dhe për të bërë transaksione në shmangien e taksave.

Raporti, i realizuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), bazohet në rrjedhjen e afërsisht 11.9 milionë dokumenteve nga 14 kompani të shërbimeve financiare.


Shakira (Foto: Getty Images)

Shakira Isabel Mebarak Ripoll (emri i vërtetë i Shakira) thuhet se kishte të paktën tre nga kompanitë e saj në det të hapur të krijuara nga një firmë e quajtur OMC Group, sipas hetimit të bërë nga ICIJ.

Avokati i artistes sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare bëri me dije se llogaritë e saj “offshore” janë të deklaruara dhe nuk i kanë sjellë asaj ndonjë avantazh sa i përket tatimeve.

Një tjetër personazh është edhe ish-super ylli i kriketit, Sachin Tendulkar nga India.

“Pandora Papers”, të përfshirë edhe Gjukanoviq dhe familja e tij, si dhe ministri i Financave të Serbisë – ja 'si e kanë fshehur pasurinë ata'
Lexo po ashtu “Pandora Papers”, të përfshirë edhe Gjukanoviq dhe familja e tij, si dhe ministri i Financave të Serbisë – ja 'si e kanë fshehur pasurinë ata'

Avokati i këtij të fundit nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Elton John (Foto: Instagram)

Pjesë e dosjes “Pandora Papers” është edhe muzikanti Elton John si dhe modelja Claudia Schiffer. Përfaqësuesit thanë se supermodelja i paguan saktë taksat e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe jeton.

Të përfshirë gjithashtu në publikime janë edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe gruaja e tij, Cherie Blair, bashkëpunëtorët e presidentit rus, Vladimir Putin, mbretit Abdullah të Jordanisë dhe kryeministrit çek, Andrew Babis.

Foto: NME

“Pandora Papers” janë një vazhdim i një projekti të ngjashëm në vitin 2016, “Panama Papers”, përpiluar nga i njëjti grup gazetarësh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai

“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai

Magazina
Si Michael Jackson ndryshoi rrjedhën e Super Bowl dhe filloi një 'epokë' shfaqjesh të paharrueshme

Si Michael Jackson ndryshoi rrjedhën e Super Bowl dhe filloi një 'epokë' shfaqjesh të paharrueshme

Magazina
Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Kalo në kategori