LAJMI I FUNDIT:

Kush janë udbashët që i përmendi Kadri Kryeziu?

Kush janë udbashët që i përmendi Kadri Kryeziu?

Ish i burgosuri politik, Kadri Kryeziu ka zbuluar emrat e dy shqiptarëve që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror Jugosllav, e njohur si UDB.

Kryeziu ka përmendur Vesel Krasniqin që sipas tij e arrestoi atë në Prizren, e rrahu, pastaj e transferoi në Prishtinë.

“Vesel Krasniqi ka qenë një nga figura e tyre. Ai më ka marrë. Tri ditë kam ndejt në Prizren dhe pastaj jam transferuar në Prishtinë. Ka qenë traditë dhe si metodë me të lidhë para radiatori. Më ka dhënë disa shpulla dhe pas tri dite m’kanë transferuar në Prishtinë”, ka rrëfyer Kryeziu në RTV Dukagjini.


Gjatë rrëfimit të tij, Kryeziu ka përmendur edhe Asllan Sllamnikun që siç thotë ai si pjesëtar i UDB-së, ishte njeri më i besueshëm i Serbisë.

“Asllan Sllamniku, ka qenë i deleguar nga Federata Jugosllave, njeri më i besueshëm i Serbisë. Ka pasë disa që nuk kanë qenë shumë të besueshëm, ju vike gjynah, gardianët kanë pasë ndjesi tjetër, kanë qenë më të kujdesshëm ndaj nesh”, ka vijuar rrëfimin Kryeziu.

Kryeziu: Vesel Krasniqi ka qenë UDB-ashi që më arrestoi në Prizren, më lidhi për radiatori
Lexo po ashtu Kryeziu: Vesel Krasniqi ka qenë UDB-ashi që më arrestoi në Prizren, më lidhi për radiatori

Kryeziu ka përmendur edhe gjyqtarin, Orhan Rekathati për të cilin tha se e dënoi në atë kohë së bashku me 20 studenta.

Kryeziu rrëfen se pas daljes nga burgut pas viteve të 90-ta i rastisi të takohet me Rekathatin në një restorant.

Kryeziu tha se pas bisedës së shkurtër që pati me Rekathatin, i njëjti “uli kokën”.

“I tha njëri aty atij, a pe njeh, ky është Kadri Kryeziu. Ai i tha ‘po po, pe njoh’. I thash ‘si je, a je mirë, o burrë i fortë si kalon”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndonëse, Kryeziu përmendi mjaft raste ku rrëfeu tortura nga persona të ndryshëm nuk dha emra tjerë për shkak se tha “ne nuk jemi hakmarrës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori