LAJMI I FUNDIT:

Kush është Vladimir Solovyov, fytyrat e propagandës së Kremlinit?

Kush është Vladimir Solovyov, fytyrat e propagandës së Kremlinit?

Dikur një kritik i politikave të Kremlinit, gazetari dhe prezantuesi Vladimir Solovyov, tani po punon në favor të presidentit rus Vladimir Putin.

Një mbështetës i Putinit, Solovyov përdor platformën e tij televizive për të përhapur propagandën dhe dezinformatat e Moskës.

Edhe pse Solovyov më parë gëzonte reputacionin e një gazetari të pavarur, puna e tij e fundit ndjek linjën e Kremlinit.


Në vitin 2013, ai e përshkroi Krimenë si “i përkiste ligjërisht Ukrainës”. Pas pushtimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ai ndryshoi ‘melodinë’ e tij.

“Krimea dhe Sevastopoli janë edhe një herë pjesë e Rusisë”, shprehet ai.

EUvsDisinfo, një projekt i Bashkimit Evropian i krijuar për të monitoruar dhe për t’iu përgjigjur fushatave dezinformuese të Rusisë, numëron afro 200 shembuj të propagandës mbi programet e Solovyovit, që nga viti 2015.

Spiunët rusë e prishin në mënyrë qesharake pretendimin e Vladimir Putinit për 'komplotin e vrasjes' ndaj gazetarit Solovyov
Lexo po ashtu Spiunët rusë e prishin në mënyrë qesharake pretendimin e Vladimir Putinit për 'komplotin e vrasjes' ndaj gazetarit Solovyov

Ndër gënjeshtrat e Solovyovit:
– Ukrainasit po vrasin civilët e tyre për të inkuadruar Rusinë
– Britanikët janë përgjegjës për vdekjet masive të civilëve në Bucha, sepse emri i qytetit tingëllon si fjala angleze “kasap”
– Shtetet e Bashkuara synojnë të shkatërrojnë Rusinë dhe të kapin armët e saj bërthamore
– Helmimet e Sergei Skripal dhe Aleksey Navalny ishin provokime perëndimore për të fajësuar Rusinë

Dmitry Muratov, gazetari i pavarur rus, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 2021 për mbulimin e tij hulumtues të Kremlinit, i quajti metodat e Solovyovit si “gjuhë urrejtjeje”.

YouTube bllokoi kanalet e Solovyovit, sepse ai shkeli politikat e platformës për promovimin e dhunës.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian e sanksionuan atë për nxitjen e dhunës dhe minimin e sovranitetit të Ukrainës.

Ashtu si personalitete të tjera të shquara mediatike që punojnë për mediet shtetërore, Solovyov u shpërblye për besnikërinë e tij. Por pasuria e tij luksoze në Itali u sekuestrua në përputhje me sanksionet e fundit të vendosura nga vendet Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori