LAJMI I FUNDIT:

Kush është Ovidio Guzman, djali i ‘El Chapo-s’ dhe pse njihet me nofkën “El Raton”?

Kush është Ovidio Guzman, djali i ‘El Chapo-s’ dhe pse njihet me nofkën “El Raton”?

Ovidio Guzman-Lopez është djali i Joaquin “El Chapo” Guzman dhe gruas së tij të dytë, Griselda Lopez Perez; Ai njihet gjithashtu si El Raton, (brejtësi) është 30 vjeç dhe identifikohet si një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa.

Së bashku me tre vëllezër të tjerë, ai përballet me akuza në Shtetet e Bashkuara për komplot për trafikimin e kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës, transmeton Telegrafi.

Departamenti i Shtetit  madje  ofroi shpërblime prej 5 milionë dollarësh për arrestimin e Ovidio Guzman, Ivan Archivaldo Guzman Salazar, Jesus  Alfredo Guzman Salazar dhe Joaquin El Chapo Guzman Lopez.


Ndonëse autoritetet e Shteteve të Bashkuara nuk i identifikojnë ata si krerët e perandorisë kriminale të lënë pas nga babai i tyre, ata i pozicionojnë si lojtarët kryesorë të kartelit.

Ovidio Guzman shfaqet në dosje të ndryshme gjyqësore dhe të Thesarit në Shtetet e Bashkuara për aktivitete që lidhen me trafikun e drogës dhe shpëlarjen e parave.

Autoritetet meksikane të enjten njoftuan se e kishin arrestuar djalin e El Chapo-s, Ovidio Guzman-Lopez në një operacion herët në mëngjes në Culiacan, një qytet veriperëndimor që ka qenë prej kohësh baza e kartelit Sinaloa.

Mirëpo pse Guzman-Lopez njihet si “El Raton”?

Ka disa versione rreth arsyes pse Ovidio është quajtur “El Raton”. Një nga ato mund të jetë lehtësia me të cilën trafikanti i drogës iu ka shpëtuar operacioneve të sigurisë, dhe ky pseudonim për brejtësin ishte “i duhuri”.

Një version tjetër tregon dashurinë që ai ka për kafshët, si kuajt e pastër dhe gjelat.

Ky arsyetim i fundit iu atribuua trafikantit të drogës për një postim në Twitter, në të cilin llogaria, e cila mban emrin e Ovidios, siguron që hobi i tij nuk janë sendet luksoze apo makinat, por kafshët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Kalo në kategori