Prishtina është rikthyer sërish në qeverisjen e Lidhjes Demokratike, me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të fituar nga kandidati i këtij subjekti, Përparim Rama.

Ai është i martuar me Kristale Ivezaj-Rama, e cila edhe ditën e djeshme (e diel), gjatë daljes në votimi ishte përkrah tij.


Ajo është themeluese e “The Balkan Artists”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.

45 1 1

Ivezaj-Rama është gjithashtu nismëtare e “Even Walls Have Ears” – një projekt i pavarur që ndan tregimet e dorës së parë të diktaturës së Shqipërisë nga vitet 1944-1991, që lidh brezat përmes tregimit dhe artit.

256711329 585887769343737 9220788282028277185 n 1

Ajo ka një njohje në komunitetin shqiptar në Londër dhe ka pasur rastin të njihet nga afër edhe me artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.

krist1 Foto: Përparim Rama/Facebook

Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit. Ata jetojnë familjarisht në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/

256739824 681640512799459 7181421535300097271 n 1

lila Foto: Përparim Rama/Facebook