LAJMI I FUNDIT:

Kush është grupi “Kobra” në Serbi që thuhet se kidnapoi tre policët e Kosovës në veri

Kush është grupi “Kobra” në Serbi që thuhet se kidnapoi tre policët e Kosovës në veri

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari tha se KFOR e ka të qartë se çfarë ka ndodhur me tre policët e Kosovës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Meçollari në Euronews Albania, tregoi se tre policët janë arrestuar nga grupi i ashtuquajtur Kobra i Serbisë, që nuk janë më shumë se 100 trupa dhe veprojnë vetëm me urdhër të komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“Jam i bindur që KFOR ka vajtur në Beograd ka bërë hetimet e nevojshme, sepse kuptohet se forcat Kobra që i kanë rrëmbyer janë marrë në hetim, janë marrë në pyetje, por duket se ka një heshtje që mos të agravohet situata politike. Forcat 100 Kobra janë 100 në gjithë Serbinë, jo më shumë”, tha Meçollari.


Ai shtoi se ata janë vendosur në policinë ushtarake, por nga pikëpamja operacionale varen nga Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe.

“Ata janë lëvizur nga Beogradi, ku qëndrojnë, me një urdhër të posaçëm dhe kanë hyrë 5 km larg territorit të Kosovës. Marrëveshja e Kumanovës nuk i lejon forcat ushtarake serbe t’i afrohen 5 km kufirit. Jemi në një situatë delikate; situata politike e bën më shumë evazive pasi palët s’po deklarohen saktësisht çfarë ka ndodhur”, tha Meçollari./EuronewsAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori