Zyra e Bashkimit Evropian ka deklaruar se pavarësisht se kush do të jetë i emëruari i ri ose a do të i vazhdohet mandati apo jo Lajçakut, kjo nuk do të ndikojë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa, nëse do të e zëvendësoj presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, zyra e presidencës sllovene një gjë të tillë e kanë mohuar.
Miroslav Lajçak do të përfundojë mandatin e tij si i deleguar special i Bashkimit Evropian për dialogun në fund të gushtit të 2022. Emri i cilit është përfolur se do të zëvendësojë atë është ai i presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.
Nga zyra e presidencës sllovene një gjë të tillë e kanë mohuar, kurse BE-ja për RTV Dukagjinin kanë thënë se mandati i emisarit nuk ndërlidhet me dialogun.
Kur kishte marrë mandatin si i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati sllovak Miroslav Lajçak kishte deklaruar se Ballkanin Perëndimor gjithmonë e kishte pasur në zemër. Pozita e tij brenda BE-së ishte e para si i dërguar special i Brukselit, për dialogun Kosovë-Serb.
Në fakt ai nuk ishte shumë i dashur për liderët kosovar veçanërisht për ish presidentin Thaçi e ish kryeministrin Haradinaj. Lajçaku jo shumë shpesh kishte arritur që të ulte në tavolinën e negociatave liderët e shteteve për problemet e të cilave ishte ndërmjetës.
E derisa raportet Kosovë – Serbi, nuk kanë shënuar ndonjë përparim, mandati i Miroslav Lajcakut, po shkon drejt fundit. Mandati i tij do të përfundoj në fund të gushti.
Por, nga Brukseli thonë se një gjë e tillë nuk ndikon në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Mandati i EUSR-ve zgjatet/rinovohet me propozim të Përfaqësuesit të Lartë, i cili pasohet nga konsultime dhe procedura standarde ndërmjet Shteteve Anëtare. Dialogu është një proces i lehtësuar nga BE-ja. Procedura standarde për rinovimin e mandatit të EUSR-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor nuk ndikon në vazhdimin e dialogut”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.
Zyrtarisht nuk dihet ende se a do ti vazhdohet mandati Miroslav Lajcakut, por në një vend ballkanik që është pjesë e BE-së, është përfolur një emër tjetër. Bëhet fjalë për Borut Pahorin, presidentin aktual të Sllovenisë që poashtu është në fund të mandatit.
Sipas mediave sllovene, Pajor ka shprehur interesim për të marrë pozitën në të cilën tani është sllovaku Miroslav Lajcak.
RTV Dukagjini për këtë çështje i është drejtuar zyrës së presidentit slloven. Mirëpo të njëjtit kanë mohuar që një pretendim i tillë është i vërtetë.
“Pas përfundimit të mandatit të tij, Presidenti Pahor – në përputhje me ligjin – synon të përdorë detyrën e Presidentit të Mëparshëm (Ish). Për momentin, ai nuk po bën asnjë plan për vitin e ardhshëm, pasi gjithë kohën po i kushton punës së tij si President i Republikës së Sllovenisë dhe planifikon të kryejë detyrën e tij si President deri në përfundimin e mandatit të tij më 22 dhjetor”, ka thënë Jan Kovaçiç, Këshilltar i Borut Pahor.
Mirëpo lakimi i emrit të Pahorit si emisar për dialogun për njohësit e rrethanave politike në vend po shihet si mundësi e mirë.
“Mundësia që Pahor të bëhet emisar për dialogun Kosovë-Serbi është mundësi e mirë kjo për faktin se Sllovenia për Kosovën është shtet mik dhe po ashtu ka të kaluar të ngjashme me Kosovën. Ndryshe nga Sllovakia, Sllovenia më shumë e mbështet Kosovën ën të ardhmen e saj Evropiane”, ka thënë profesori Dorajet Imeri.
Aktualisht, edhe pothuajse të gjitha shtetet e QUNIT, kanë emëruar emisarë speciale për problemet e pazgjidhura në Ballkanin Perendimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025