LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën me Serbinë

Kusari-Lila: Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën me Serbinë

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për gjashtë sulmet që ndodhën brenda dy javëve ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Ajo ka thënë se asgjë nuk është e papritur në rrethanat e sotme gjeopolitike në të cilat ndodhemi.

“Agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës pashmangshëm e përcolli efektin e saj, prej krizës së energjisë e deri te kërcënimi i sigurisë në veçanti me shtet që ose kufizohen me Rusinë apo me shtetet që kanë lidhje strategjike me Rusinë. Me Serbinë në kufirin tonë verior është e pritshme dhe aspak befasuese lista e provokimeve të tilla”, ka thënë Kusari-Lila.


Ajo ka shtuar se sot më shumë se kurrë do të ketë ndërhyrje të forta të luftës hibride në rajonin tonë, ku synim kanë qeveritë dhe institucionet.

“Për debatet e brendshme politike është rrugë e shkurtët tu referohesh këtyre sulmeve që marrin pamje edhe të lajmeve në qasje të caktuara. Është e rëndësishme që partitë politike të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë. Këtë javë e kemi parë që një pjesë e opozitës ka rënë në kurth, lufta hibride kështu duket”, ka thënë Kusari-Lila, duke shtuar se në fund do të dalin fitues nga kjo luftë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori