Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka adresuar kritika ndaj partive opozitare për manipulim me opinionin publik, lidhur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifave për energji elektrike.
Në debatin parlamentar për krizën energjetike, Kusari-Lila tha se Qeveria po punon për të gjetur zgjidhje që shtrenjtimi i energjisë të ketë ndikim të vogël te qytetarët.
“Seanca e sotme do të arsyetohej sikur të kishte për qëllim ofrimin e zgjidhjes konkrete, apo alternativave të pa shqyrtuara nga autoriteti i cili ka vendosur në diskutim publik, shqyrtimin e strukturës tariforeve për konsumatorët të ZRRE-së. Se opozita nuk e ka seriozisht diskutimin përmbajtjesor të kësaj çështje e kuptuam edhe ditën e enjte”, tha Kusari-Lila.
Nga ana tjetër, deputetja e LVV-së tha se krizën energjetike nuk e krijoi ekzekutivi.
“Ka ende mundësi për shqyrtim të modeleve me ndikim të vogël dhe mekanizma mbrojtës të interesave të qytetarëve të vendit tonë. Kjo është për çfarë po angazhohemi bashkë me qeverinë në ditët dhe orët në vijim. Qeveria e Kosovës për të dëshmuar angazhimin dhe përkujdesen maksimal ndaj qytetarëve në momentin kur ZRRE-ja e hapi shqyrtimin e jashtëzakonshëm të hyrave të lejuara dhe sistemin e ri tarifor ndau 75 milionë euro subvencion për të amortizuar ndikimin e rritjes së çmimit tek qytetarët. Është e njëjta qeveri që deklaroi se tarifat nuk janë finale dhe mund të konsiderohen, pasi konsulta është e hapur deri më 29 janar”, shtoi ajo.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Kusari-Lila thuri edhe lavde ndaj Qeverisë Kurti, ku tha se e njëjta po dëshmon se kursen buxhetin dhe mbron interesin e qytetarëve. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë