LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Raporti amerikan ka lëshime dhe pasaktësi

Kusari-Lila: Raporti amerikan ka lëshime dhe pasaktësi

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot po debatojmë për një raport të rregullt të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kusari-Lila tha se i njëjti raport është publikua rregullisht viteve paraprake megjithatë është hera e parë që kërkohet të diskutohet për të në seancë plenare me argumentimin se gjetjet janë dramatike.

“Përkundër përpjekjes për të vënë në spikamë diçka që mendohet se është për herë të parë në raport, raporti ndërvite ka pasur përmbajtje që kanë treguar probleme thelbësore në funksionimin e drejtësisë, dhe shtyllat tjera në raport me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut”, ka thënë ajo.


Raporti i DASH-it, Tahiri: Kuvendi të vendos për datën e zgjedhjeve
Lexo po ashtu Raporti i DASH-it, Tahiri: Kuvendi të vendos për datën e zgjedhjeve

Ajo i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, pasi ky tha në seancën ku po diskutohet mbi raportin se një e treta e ministrave janë nën hetime për korrupsion e se kjo situatë kërkon zgjedhje të menjëhershme.

“Bazuar në numrin e madh të kallëzimeve penale nuk flitet për ngritje të aktakuzave sepse nuk ka të tilla. Sa i përket dy dënimeve me emër që janë për ministren dhe zv.kryeministren kemi të bëjmë me fjalën vonim të deklarimit të pasurisë. Raporti i DASH-it nuk e bën ndarjen cilësore të akterëve për të cilët AGK tregon që kanë sulmuar gazetarët”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila u shpreh se një element shqetësues mbetet siguria e grave dhe parandalimi i vrasjeve.

“Raportet në vazhdimësi i referohen dënimeve të ulëta apo dështimeve të gjyqësorit. Për këtë arsye vettingu duhet të jetë prioritet. Fatkeqësisht raporti ka lëshime dhe pasaktësi. Pasaktësi ka te numri i grave në pozita udhëheqëse”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori