Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar lidhur me shtatoren e përfolur të Fadil Hoxhës, pas të cilës thotë se qëndron ish-kryetari, Pal Lekaj e legjislatura e kaluar lokale në këtë qetet.
Ajo këto komente i bëri në emisionin, InfoBox të RTV Dukagjinit, duke e përjashtuar mundësinë që ta rikthejë prapë për votim.
“Një herë e përgjithmonë të sqarojmë. Vendimi për ngritjen e shtatores së Fadil Hoxhës dhe Anton Çetës, është marrë nga asambleja e vitit të kaluar në vitin 2013. Pra nga Pal Lekaj dhe asambleja e kaluar. A është bërë për çështje fushate apo nuk është bërë, le të përgjigjen ata”, tha ajo.
Për zhvillimet e fundit në vend, Kusari-Lila tha se përfaqësuesi i tyre në Kuvend, Ilir Deda do ta jap nënshkrimin e 40 për mocion mosbesimi, por që nuk i pëlqen ideja e shkuarjes në zgjedhje për 45 ditë.
Ajo thotë se subjekti ku është edhe bashkëthemeluese, Alternativa, ofron idenë e një qeverie teknike, deri në zgjedhjet që do të mund të mbaheshin në fundvit apo në pranverën tjetër.
“Kjo zgjidhje do të përfshijë një spektër të gjerë shoqërorë e politikë, për të dal nga kriza. Me një kryeministër konsensual jo-politik. Që do të thotë se nuk do të jetë përfaqësues i partive politike. Nëse ka interesim të partive politike dhe është interesi i qytetarëve, atëherë do të dakordohen që të kemi një qeveri profesionale, dhe që dikaster aktual, do të reduktohen gjithsesi”, tha ajo.
Ajo edhe një herë konfirmoi se do të jetë kandidate për një tjetër mandat për kryetare të komunës që udhëheq./RTV Dukagjini-Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VHm2WwoXAGc
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!