LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Ndalimi i Hashim Thaçit në Bruksel, temë që ne ndahemi me LDK-në (Video)

Kusari-Lila: Ndalimi i Hashim Thaçit në Bruksel, temë që ne ndahemi me LDK-në (Video)

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se eksperiencat e së kaluarës kishin ndikim të madh që LDK-ja të dyshonte në koalicionin me Vetëvendosjen.

Ajo në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Alternativën me LDK-në e ndajnë disa pika.

“Ne ndahemi me LDK-në në rrugën ku ajo thotë se duhet de funksionalizuar Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë legjislativ në vend. Ku ka të bëjë me fondin e IPA-s, votimi i projektit Erassmus, ligjet e domosdoshme për një jetë më të mirë në Kosovë, bashkimi për ndalimin e Hashim Thaçit në Bruksel, kalimi i platformës për dialog dhe miratimi i delegacionit. Nuk mundemi ne për çdo temë të lëshojmë Kuvendin”, tha Kusari-Lila.


E para e Alternativës ka thënë se letra e opozitës ishte e formuluar nga të gjitha subjektet opozitare, madje 2/3 e përmbajtjes ishte e PSD-së.

“Letra për Mogherinin është bërë me kontributin e të gjithëve, dhe 2/3 e asaj letre janë rekomandim i PSD-së”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kusari-Lila ka thënë se përplasjet në LDK mundë të përbëjnë problem.

“Problemi që z.Haziri sot shkakton në vazhdimësi në partinë e vet, mundet me pas ndikim në grupin parlamentar që ne nuk i dimë deri në çfarë mase mundet me shkua. Ai ka mendime komplet të kundërta, dhe rastis që mendimet e tija mundë të jenë komplet të njëjta me ato të z.Thaçi”, deklaroi ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori