Kurtishaj: Si frikësohemi konkurrencës

Sulmuesi më i mirë aktualisht i Trepçës ’89, Blerand Kurtishaj është shprehur optimist duke thënë se skuadra e tij do të vazhdojë me lojëra të mira.
“Ne si ekip kemi filluar të parët që të përgatitemi. Deri tani kemi arritur sukses dhe jemi duke luajtur shumë mirë si ekip. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, pasi skuadra është duke funksionuar për mrekulli dhe nuk kemi frikë nga konkurrenca. Respekt çdo kujt, frikë askujt”, u shpreh sulmuesi Kurtishaj për KosovaLive.
Sulmuesi i mitrovicasve në dy ndeshjet e para ka arritur të realizoi dy gola, si dhe ka bërë dy asiste.
“Jam shumë i kënaqur me formën time, pasi që nga dy lojërat e para kam shënuar dy gola dhe dy asiste. Po shpresojmë dhe jemi duke punuar vazhdimisht që të vazhdojmë me këtë intensitet në secilin takim”, përfundoi ai.
Trepça ’89 të dielën është nikoqire e skuadrës pejane, Besa.





















































