Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminim e Dhunës Kundër Grave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar jetët e humbura të grave dhe vajzave si pasojë e dhunës ndaj grave. Kurti u zotua se do ta luftojnë dhunën ndaj grave. Në këtë ditë Kurti hapi edhe fushatën globale 16 Ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave
“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave përkujtojmë jetët e humbura të grave dhe vajzave si pasojë e dhunës. Sot e nderojmë kujtimin e tyre dhe zotohemi që do ta luftojmë dhunën ndaj grave. Si përgjigje ndaj dhunës së përshkallëzuar e institucionet tona e kanë përmirësuar dukshëm kornizën ligjore me ndryshimet e fundit të përqafimit të konventës së Stambollit. Gjithash tu kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në kodin penale. Inicimit të hartimit të strategjisë së re për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe ndaj grave dhe planit të veprimit 2020/2026”, tha ai.
Kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës 16 ditë aktivizim kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave tha në këto ditë bëhet thirrje edhe për bashkëpunim më të thelluar për të dëshmuar zero tolerancë për dhunën ndaj grave dhe vajzave.
I pari i Qeverisë theksoi se nuk guxojnë të lejojnë që qytetarët të jetojnë me ankth dhe frikë nga e ardhmja, ndonëse e garantuar me normë ligjore është e sfiduar nga një mentalitet që gruan nuk e sheh si një individ të barabartë që gëzon të drejta të plota.
“Shënimi i 25 nëntorit, hapja e fushatës së 16 ditë të aktivizimit është thirrje për bashkëpunim më të thelluar mes nesh për të dëshmuar zero tolerancë për dhunën ndaj grave dhe vajzave, për të fuqizuar zinxhirin institucional që funksionin me këtë renditje. Përgjigje institucionale në parandalim, mbrojtje dhe trajtim të dhunës ndaj grave, vënie të drejtësisë së munguar, shërbime të shpejta dhe cilësore për çdo rast të dhunës ndaj grave, llogaridhënie institucionale për të shpëtuar jetën e çdo gruaje apo vajze, pa dallim moshe apo etine. Ne nuk guxojmë të lejojmë që qytetarët të jetojnë në ankth dhe frikë nga e ardhmja se ndonëse e garantuar me normë ligjore është e sfiduar nga një mentalitet që gruan nuk e sheh si një individ të barabartë që gëzon të drejta të plota”, nënvizoi kryeministri Kurti.
Kurti theksoi se luftimi i dhunës ndaj grave do të jetë prioritet i qeverisës së tij, ku shtoi se edukimi për parandalimin e ngacmimit seksual është faktor kyç për emancipim dhe mbrojtje që krijon tek gjeneratat e reja që të respektojnë njëri tjetrin.
I pari i qeverisë kërkoi nga burrat që të ngrisin zërin për dhunën me bazë gjinore. Madje ai kërkoi që burrat të jenë model në shtëpi.
“Edukimi për parandalimin e ngacmimit seksual është një faktor kyç emancipimi dhe mbrojtje që krijon tek gjeneratat e reja që të respektojnë njëri-tjetrin, të respektojnë gratë[…]Dhuna e grave nuk është çështje private, është çështje e sigurisë, publike, shoqërore e kombëtare e mbrojtjes së jetesë dhe e drejtë njerëzore fundamentale. U bëjë thirrje gjithë burrave që ata të jenë model në shtëpi dhe në punë sepse ata kanë një rol të rëndësishëm, është e detyrueshme që burrat të ngrisin zërin krah për krah me gratë për barazinë gjinore dhe kundër dhunës me bazë gjinore”, theksoi Kurti.
Ai ka ritheksuar domosdoshmërinë e programeve për fuqizim ekonomik për të mbijetuarat e dhunës në familje. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit