Në Parkun e Biznesit në Drenas, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, vizitoi prodhuesit vendorë të produkteve plastike të biodegradueshme.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari biseduan me prodhuesit për kushtet e punës dhe të bërit biznes.


26.10.2021 ZKM 6

Pagesa shumë e lartë e qerasë dhe pamundësia e përdorimit të investimit si hipotekë për kredi, u theksuan si pengesa nga Kujtim Gjevori dhe Willem Van den Berghe, pronarë të “Scampa” dhe Powerpack”.

26.10.2021 ZKM 5

Sipas komunikatës për medie, këta eksportues të thasëve të reciklueshëm të mbeturinave kanë afër 100 punëtorë me pagë mesatare rreth 500 euro, sigurim shëndetësor privat, transport e ushqim të siguruar.

26.10.2021 ZKM 3

Mes kërkesave të këtyre prodhuesve, u veçuan nevoja për më shumë tokë e hapësirë dhe qera më të lirë.

Kurti dhe Hajdari theksuan që ligji i ri për zonat ekonomike do t’iu përgjigjet nevojave të tyre.

26.10.2021 ZKM 7

“Scampa” është kompani kosovare që prodhon çanta plastike të biodegradueshme, që produktet e saj i eksporton jo vetëm në rajon por edhe në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Scampa” është bashkëpronare edhe e kompanisë prodhuese “Powerpack Kosova”, e specializuar në prodhimin e qeseve të mbeturinave të polietilenit nga materiali i ricikluar, duke kontribuar kështu në ruajtjen e mjedisit. Sivjet kanë eksportuar 4 milionë euro, ndërsa kanë kërkesë për ta trefishuar eksportin”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/