LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi për ngushëllime familjet e dy viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Kurti vizitoi për ngushëllime familjet e dy viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitoi sot për ngushëllime familjen e Sevdail Rrustemit në Pakashticë të Podujevës dhe Valentina Idrizajt në Istog, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Kurti me këtë rast u shprehu ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë ta përballojnë dhimbjen, sepse siç ju tha ai, nuk janë të vetëm në këtë tragjedi.

“Kjo nuk është tragjedi vetëm e juaja, por është tragjedi kombëtare dhe i gjithë populli dhe institucionet e Kosovës janë me ju”, tha ai.


Kurti theksoi ndihmën e pakursyer të Kroacisë për të aksidentuarit, për ç’gjë shteti i Kosovës është shumë mirënjohës.

Ditë më parë, kryeministri Kurti ka vizituar për ngushëllime edhe familjet e gjashtë viktimave të tjera të aksidentit fatal të autobusit me bashkatdhetarë, të cilët po ktheheshin nga Gjermania për në Kosovë.