LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Veseli shau publikisht

Kurti: Veseli shau publikisht

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas miratimit të demarkacionit, deklaroi se një herë është dashur të bëhej korrigjimi i marrëveshjes dhe vetëm pas kësaj të bëhet ratifikimi.

Ai ka akuzuar deputetët që miratuan demarkacionin kanë shkelur Kushtetutën dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Sot deputetë e Kuvendit të Kosovës iu bashkuan tradhtisë së presidentit Thaçi dhe shkeljes së Kushtetutës dhe integritetit territorial të Kosovës dhe dhunës policore mbi deputetët e Kuvendit. Shumica e deputetëve të Lëvizjes ose u arrestuan, ose u përjashtuan padrejtësisht. Ne jemi të bindur se një herë është dashur të bëhej korrigjimi dhe pastaj ratifikimi”, tha ai.


Kurti akuzoi edhe kreun e Kuvendit për sharje publike ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është e qartë se kryetari i Kuvendit të Kosovës Veseli shau publikisht dhe një gjë e tillë është tejet e paskrupullt, që të mos reagojë qytetari i vendit tonë, pasi ky është njeriu më i gabuar që të jetë në krye të institucioneve”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori