Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar përmes një letre presidentin e sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke thënë se edhe LVV-ja ndanë të njëjtat vlera që siç shkruan Kurti, “ishin thelbësore në fushatën e Biden”.
Kurti ka thënë se shpreson të bashkëpunojë ngushtë me administratën e Biden për forcimin e lidhjes mes Kosovës e SHBA-së.
“Nga cilado pozitë në të cilën ndodhem gjatë mandatit tuaj si President, shpresoj të bashkëpunoj ngushtë me administratën tuaj për të ndihmuar në avancimin e këtyre idealeve të përbashkëta dhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjes historike midis kombeve tona përkatëse”, shkruan ndër të tjera Kurti.
Letra e plotë:
Letra e urimit për Presidentin e zgjedhur z. Joe Biden, që u pranua sot nga ekipi i tij
10 nëntor 2020
I nderuar President i Zgjedhur Biden,
Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po ju shkruaj për t’ju përgëzuar sinqerisht juve dhe Senatoren Harris për zgjedhjen tuaj si President dhe Zëvendës Presidente e Shteteve të Bashkuara. Gëzohem për fitoren tuaj vendimtare, sidomos për shkak se kjo fitore ka ardhur pas një fushate të gjatë dhe të luftuar me mund. Jo vetëm thellësia dhe përmbajtja e ideve tuaja, por edhe mënyra dinjitoze se si jeni sjellë si kandidat, i kanë dëshmuar gjithë botës mirësjelljen tuaj njerëzore, si dhe një respekt të mirëfilltë për normat e ligjërimit demokratik.
Si ish Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i partisë së saj politike më të madhe, dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për historinë tuaj të gjatë të avokimit për të drejtat e njeriut të qytetarëve të Kosovës, si dhe për mbështetjen tuaj të pandërprerë për pavarësinë dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Duke marrë parasysh këto përpjekje, shpresoj që administrata juaj do të luajë një rol qendror në vënien e drejtësisë dhe transparencës në të gjitha aspektet e negociatave të vazhdueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me qëllim të avancimit të shpejtë të këtyre negociatave drejt qëllimit të njohjes së plotë dhe të ndërsjellë.
Nuk mund të mos përmend se Lëvizja VETËVENDOSJE! ndan shumë nga të njëjtat vlera që ishin thelbësore në fushatën tuaj: sigurimi i kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë për të gjithë qytetarët gjatë pandemisë COVID-19 dhe më tej; vendosjen e themeleve të nevojshme për një ekonomi më të gjelbër; sigurimi i mundësive të barabarta në arsim dhe punësim; dhe dhënia fund e korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit, në të gjitha format e tyre të ndryshme. Nga cilado pozitë në të cilën ndodhem gjatë mandatit tuaj si President, shpresoj të bashkëpunoj ngushtë me administratën tuaj për të ndihmuar në avancimin e këtyre idealeve të përbashkëta dhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjes historike midis kombeve tona përkatëse.
Ashtu si ju, një nga paraardhësit tuaj më të dalluar, Presidenti i Zgjedhur Abraham Lincoln, nisi udhëtimin e tij për në Shtëpinë e Bardhë në një kohë shumë sfiduese për vendin – siç deklaroi ai në Fjalën Lamtumirëse në Springfield, “me një detyrë para meje më të madhe se ajo që Washington e ka pasur përballë.” Detyra me të cilën përballeni ju – dhe në të vërtetë, sfidat e shumta me të cilat përballen të gjitha kombet në këtë epokë të vështirë – janë po ashtu të mëdha. Edhe një herë, ju përgëzoj juve dhe Senatoren Harris për triumfin tuaj elektoral, i cili ishte vendimtar, dhe ju uroj gjithë suksesin në përballjen me këto sfida si President dhe Zëvendës Presidente e Shteteve të Bashkuara.
I juaji me respekt,
Albin Kurti
Kryetar
Lëvizja VETËVENDOSJE! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët