Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar Bedri Hamzën, i cili ditë më parë u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt.


Lexoni të plotë postimin:

I shpreh urimet e mia, Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjellë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.

Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës./Telegrafi/