Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës, duke cituar Mesharin e Gjon Buzukut.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sonte, besimtarët katolikë e protestantë anekënd botës, e bashkë me ta dhe besimtarët shqiptarë, përgatiten të kremtojnë agimin e ringjalljes dhe dritës, dashurisë dhe shpresës. Pashkën e madhe”.
“Fuqia e dashurisë për njeriun dhe shpresa për të janë sot më shumë se kurrë të thirrura për të na e përmbushur sprovën. Qoftë kjo Pashkë, e bardhë e mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve. Na bëftë më të fortë për t’i duruar mundimet e për ta ndihmuar njëri-tjetrin”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
Më tej Kurti ka thënë se “Këto vite i kaluam të sfiduar nga pandemia e vështirësitë. E tani një popull i madh në kontinentin tonë po përjeton luftën e pushtimin, krimet dhe tmerrin e masakrave. Qofshin këto kremtime edhe lavd për dashurinë e qëndrueshmërinë e madhe të ukrainasve për atdheun e tyre, lirinë dhe demokracinë aty dhe në të gjithë Evropën”.
“Paçim durimin për t’ia dalë mbanë bashkë e më së shumti me ata që e kanë nevojën për ndihmën tonë. Ngase me mesazhin e mirësisë dhe ringjalljes, vjen shpresa se pas errësirës lind drita e pas dëshpërimit çel gëzimi”.
“Urime Pashka, siç thotë ungjilli kënduar në shqip – ‘Jezusi, pasi i deshi të tijtë që ishin në botë, i deshi deri në fund të fundit’, – nga Gjon Buzuku ynë shkruar në Meshar: Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot!”, ka uruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës