Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Paris ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale në margjina të Forumit dhe do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.


Ndërkaq, sonte ai do të jetë i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit.

Kujtojmë se kjo vizitë vjen pasi Kurti të dielën nuk arriti të formonte Qeverinë, në mungesë të 61 votave, duke bërë kështu që vendi me shumë gjasë të shkoj drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.